LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Nëse kryeministri nuk jep dorëheqje, nuk do të ketë qeveri teknike

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, në takim me gazetarët sot tha se zgjedhjet mund të shtyhen, derisa nuk shpallen zyrtarisht.

Ai tha se planifikon që të thërrasë seancë plenare për më 3 janar, për zgjedhjen e qeverisë teknike, por njoftoi se nuk ka informacione nëse kryeministri Zoran Zaev do të jep dorëheqje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se hipotetikisht ekziston mundësia që kryeministri të mos jep dorëheqje, ndërsa kjo do të thotë se nuk do të zgjidhet qeveri teknike. Por siç tha, nëse qeveria teknike zgjedhet më 3 janar, atëherë zgjedhjet duhet të mbahen më 12 prill.


“Nuk është e mundur të shtyhen zgjedhjet pasi të formohet qeveria teknike, sepse ajo qeveri sipas marrëveshjes fillestare ka një mandat të shkurtër për të organizuar zgjedhjet dhe jo për të zgjatur afatin e tyre”, tha Xhaferi.

Ai pret që seanca për qeverinë teknike të mbahet më 3 janar, kur edhe do të njoftojë për dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverinë e re./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi

Lajme
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri
Kalo në kategori