LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Këto janë pesë kompromiset që Vetëvendosje i bëri ndaj LDK-së

Konjufca: Këto janë pesë kompromiset që Vetëvendosje i bëri ndaj LDK-së

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij ka bërë shumë lëshime në raport me LDK-në.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në fillim të bisedimeve me LDK-në prioritet ishte që tavolina e bisedimeve të “shkarkohet” nga disa çështje që nuk janë prioritet.


Ai ka thënë se  gjatë këtij rrugëtimi Lëvizje Vetëvendosje ishte shumë konstruktive.

“Vetëvendosje ka bërë koncesionin e parë duke e lënë partnerin të zgjedh e para ministrinë. Kompromisi i dytë ishte ndarja e barabartë e ministrive me LDK-në. Kjo nuk është pak. Kompromisi i tretë ka qenë që LDK të ketë zëvendëskryeministrin e parë. Kompromisi i katërt është që Vetëvendosje ka qenë e gatshme ta negociojë edhe postin e kryetarit të Kuvendit. Ndërsa kompromisi i pestë ka qenë gjeneroziteti sa i përket akomodimit të programit të LDK-së në qeverisje”.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se këto pesë kompromise nuk janë pak për të shkuar drejt marrëveshjes.

Ai thotë se LDK nuk po bën kompromise shumë në lidhje me pozitën e presidentit ku edhe sipas tij ka ngecur procesi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori