Erërat e mbrëmshme kanë shkaktuar disa dëme në Komunën e Pejës. Disa shtylla elektrike janë dëmtuar dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Nga KEDS-i, kanë bërë të ditur se ekipet janë në terren për të evituar dëmet, teksa kanë bërë të ditur se edhe në disa komuna tjera ka pasur probleme.
Një dyqan pranë rrugës në qytetin e Pejës, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Kjo pasi në këtë Komunë, mbrëmjen e së hënës ka pasur erëra të fuqishme.
Pronari i këtij dyqani, thotë se intervenimi i njësiteve të zjarrfikësve, ka qenë i menjëhershëm.
“Rreth orës 7:00 të mëngjesit kur kam ardhur i kam parë që kanë ardhur zjarrfikësit dhe kanë qenë duke pastruar hapësirën. Era ka shkaktuar dëme të mëdha. Tash po mundohemi t’i rregullojmë vet dëmet që na janë shkaktuar”, shprehet për RTV Dukagjinin, Agon Tahiri.
Tahiri tregon se dëmet janë edhe në rrjetin elektrik, përcjell Telegrafi.
“Rrymë ende nuk ka dhe kulmi është komplet i shkatërruar”, shprehet më tej Agon Tahiri.
Në Pejë, nga erërat u shkaktuan edhe dëme të tjera. Disa shtylla elektrike janë dëmtuar, çka ka bërë që disa fshatra të Pejës të mbesin pa energji elektrike deri ne evitimin e problemeve.
Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha se ekipet kanë dalë në terrenet të cilat janë të dëmtuara me rrjetin elektrik dhe janë duke punuar me të gjitha kapacitetet e mundshme për evitimin sa më të shpejtë të problemeve. Po ashtu siç ka njoftuar KEDS-i, probleme me rrjetin elektrik kanë edhe komunat si Gjakova, Mitrovica dhe Prizreni./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'