LAJMI I FUNDIT:

Mustafa pret thirrjen e Kurtit për takimin e radhës

Mustafa pret thirrjen e Kurtit për takimin e radhës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar sërish rreth bisedimeve që po bëhen me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e Qeverisë.

Mustafa pas takimit të Kryesisë së LDK-së ka thënë se janë të gatshëm t’i vazhdojnë takimet me LVV-në, shkruan Telegrafi.

“Ne qoftë së zotëri Kurti lajmërohet ne jemi të gatshëm të takohemi të bisedojmë”, ka thënë ai shkurtimisht para mediave, përcjell Telegrafi.


Kreu i LDK-së, edhe të hënën ka thënë se dëshirojnë një koalicion të qëndrueshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.

Mustafa ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e partisë se në marrëveshje me LVV-në duhet përfshirë të gjitha pozitat.

Ndryshe, LVV dhe LDK tash e një kohë janë duke zhvilluar takime, ku kanë harmonizuar shumicën e programeve qeverisës, mirëpo bisedimet kanë ngecur tek pozita e presidentit, ku LDK po kërkon të përfshihet në marrëveshje, kurse LVV po e kundërshton këtë.

Mustafa: Koalicioni me LVV do të arrihet pa presion, në marrëveshje duhet përfshirë të gjitha pozitat
Lexo po ashtu Mustafa: Koalicioni me LVV do të arrihet pa presion, në marrëveshje duhet përfshirë të gjitha pozitat

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 26 dhjetor në ora 15:00, sipas vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori