Iute Credit Europe dhe Monego, dy institucione mikrofinanciare në pronësi të investitorëve ndërkombëtarë, po vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), për revokimin e licencave të tyre. Këto institucione mikrofinanciare në tregun e Kosovës kanë operuar me dhjetëra njësi.
Përfaqësuesit ligjorë të këtyre dy institucioneve jobankare thonë se vendimi i BQK-së për revokimin e licencave nuk ka bazë ligjore.
Banka Qendrore e Kosovës më 6 dhjetor të këtij viti, ka mbyllur këto dy institucione jobankare, për shkak, siç është thënë, normës se lartë të interesit që ato kanë zbatuar gjatë dhënies së kredive për klientët, duke mos respektuar kështu planin e biznesit. Iute Credit dhe Monego në planet e tyre të biznesit, normat efektive të interesit i kanë paraqitur prej 34 respektivisht, 26 për qind, kurse sipas zyrtarëve të Bankës Qendrore, ato kanë zbatuar norma efektive të interesit nga 80 deri në 236 për qind.
Përfaqësues të Monegos, përmes një komunikate për media kanë thënë se referimi në plan të biznesit është një keqinterpretim i plotë i ligjit nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës.
Edhe zyrtarë të Iute Credit kanë deklaruar se plani fillestar i biznesit i paraqitur gjatë aplikimit, ishte menduar të ndryshohej që nga fillimi dhe këto informacione ju kanë paraqitur edhe BQK-së.
Korab Sejdiu, përfaqësues ligjor i kompanisë Iute Credit, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, konsideron vendimi i BQK-së është i bazuar në pasaktësi faktike e që njëkohësisht nënkupton, sipas tij, edhe shkelje ligjore dhe procedurale.
“Ajo që mbetet për Iute Credit, është t’i shfrytëzojë mjetet juridike, fillimisht të sfidojmë vendimin e BQK-së në gjykatën kompetente që është Departamenti Administrativ i Gjykatës Themelore të Prishtinës. Por, njëkohësisht jemi në shqyrtim si alternativë, që të ndjekim procedurat përmes qendrës që është në grupin e Bankës Botërore, që merret me zgjidhjen e mosmarrëveshjes në investimet ndërkombëtare, që është padi në arbitrazh kundër Kosovës”, tha Sejdiu.
Iute Credit është kompani nga Estonia, e cila në tregun e Kosovës operon qe dy vjet.
Edhe përfaqësues ligjorë të institucionit tjetër jobankar Monego, institucion ky që operon në Kosovë nga Lituania, përmes një komunikate për media e ka vlerësuar si të padrejtë vendimin e BQK-së.
Por, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 dhjetor ka refuzuar kërkesën e aksionarit Monego për ta shtyrë ekzekutimin e vendimit të BQK-së deri në zgjidhjen e çështjes, e cila do të mbronte punonjësit dhe pasuritë e ndërmarrjes deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga ana e gjykatës.
Përmes një komunikate për media, avokatët e e Monegos kanë konfirmuar që aksionari i kompanisë do të paraqesë ankesë ndaj vendimit brenda ditëve të ardhshme.
Në anën tjetër, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, në një konferencë për media të mbajtur të hënën në Prishtinë, tha se vendimi për revokimin e licencës së këtyre dy institucioneve jobankare është në përputhje me mandatin ligjor dhe është vendim i drejtë. Sipas tij, mbi BQK-në po ushtrohet edhe një lloj presioni publik për të tërhequr vendimin për revokim, për çka ai tha se tashmë janë të njoftuara edhe organet e sigurisë.
“Asnjë formë e presionit publik nuk mund të ndikojë te Banka Qendrore që t’i rishikojë këto vendime. Ne respektojmë plotësisht të drejtën e tyre ligjore, që të shkojnë të ankohen në institucionet tjera relevante dhe ne si BQK jemi të gatshëm çdo herë që t’i përgjigjemi kërkesave ose të sqarojmë bazën ligjore në bazë të cilës e kemi marrë këtë vendimin”, tha Mehmeti.
Ekspertët e çështjeve ekonomike e konsiderojnë të drejtë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës. Madje, sipas tyre, duhet të vazhdojnë hetimet edhe në institucionet tjera mikrofinanciare jobankare që funksionojnë në Kosovë dhe zbatojnë norma të larta të interesit për kreditë e lëshuara.
Ismail Kastrati, ekspert për çështje ekonomike, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ka dyshime të bazuara që justifikojnë nisjen e hetimeve ndaj të gjitha institucioneve mikrofinanciare.
“Të gjitha institucionet mikrofinanciare jobankare, të cilat kanë kaluar nga fondacionet humanitare në institucione mikrofinanciare, duhet të hulumtohen. Vetë tentimi i legalizimit të atyre fondeve nga strukturat e caktuara qeveritare dhe joqeveritare, bën të dyshohet se aty nuk është diçka në rregull”, tha Kastrati.
Në Kosovë, veprimtarinë e tyre e zhvillojnë 23 institucione mikrofinanciare, 15 nga to me pronësi të huaj. Këto institucione kanë mbi 180 njësi në gjithë territorin e Kosovës.
Institucionet mikrofinanciare japin pothuajse të gjitha llojet e kredive, sikur bankat komerciale, duke filluar nga kreditë për familje, kredi bujqësore, kredi për biznese, për renovim e po ashtu edhe kredi për regjistrim të automjetit.
Vlera e kredive, sipas guvernatorit Mehmeti në këto institucione ka arritur në 217 milionë euro ose me rritje vjetore prej 22 për qind. Sipas tij, norma e interesit në kredi në këto institucione ka rënë në 20 për qind. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë