LAJMI I FUNDIT:

“IuteCredit” kundërshton vendimin e BQK-së për revokimin e licencës, thotë se do t’i drejtohet arbitrazhit

“IuteCredit” kundërshton vendimin e BQK-së për revokimin e licencës, thotë se do t’i drejtohet arbitrazhit

Instituti mikrofinanciar “IuteCredit”, ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me revokimin e licencës nga BQK-ja.

Korab Sejdiu përfaqësues i “IuteCredit” në Kosovës, tha se do të kërkojnë shtyrjen e vendimit deri në verdiktin përfundimtar të gjykatës, pasi që sipas tij ka shkelje ligjore dhe procedurale nga ana e Bankës Qendrore të Kosovës.


“Duke parë gjendjen e krijuar na kanë angazhuar neve për të sfiduar vendimin e Bankës Qendrore, dhe për të analizuar rrethanat që kanë ardhur deri te ky vendim. Do të kërkojmë shtyrjen e vendimit nga ana e gjykatës deri në vendimin përfundimtarë, pasi ka pasur shkelje ligjore dhe procedurale. BQK-ja e ka bërë hapin e fundit të parit, ditëve në vazhdim do të dorëzojmë padinë në gjykatë dhe do ta ruajmë shuarjen e “IuteCredit” në Kosovë, largimin nga puna të punëtorëve dhe një padi në arbitrazh…”, tha ai.

Rauno Kin Kard, zyrtar ligjor i “IuteCredit” në Kosovë, u shpreh se ky vendim i përkeqëson marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Estonisë.

“Vendimi i marr më 6 dhjetor na ka tronditur të gjithëve, dhe pasi që ky vendim ka qenë i padrejtë dhe i paligjshëm do të përdorim çfarëdo mjeti ligjorë për ta kundërshtuar këtë dhe në gjykatën e Arbitrazhit në Uashington. Kjo tani është shndërruar në çështje ndërkombëtare dhe diplomatike, Estonia e ka njohur Kosovën ndër vendet e para, ministri i punëve të jashtme e ka kontaktuar ministrin e jashtëm këtu në Kosovë. Nuk është koha për përleshje diplomatike, ne jemi këtu që të gjejmë zgjidhje miqësore dhe të shmangen dëmet e tjera të “IuteCredit”, tha ai.

Evelin Karter kryesuese e zyrës ligjore të Jute Kredit e cilësoi këtë vendim të padrejtë dhe se BQK- po jep akuza të pabaza dhe po keqinformon publikun.

Në këtë konferencë për media u tha se burimet e financave dhe aksionarët e IuteCredit janë transparente dhe e respektojnë ligjin.

Kompania operon në Moldavi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë./Telegrafi/