LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi, sulmuesi më i mirë i Fenerbahces në 12 vitet e fundit – synon rekordet e Van Hooijdonk dhe Alex

Vedat Muriqi, sulmuesi më i mirë i Fenerbahces në 12 vitet e fundit – synon rekordet e Van Hooijdonk dhe Alex

Fenerbahce në fillim të sezonit e mori nga Rizespor, Vedat Muriqin, duke e fituar duelin me Galatasaray.

Muriqi ka arritur ta gjejë golin 10 herë në 15 ndeshje, duke u bërë sulmuesi më i mirë në sezonit e fundit në klubin turk.


Fenerbahçe në sezonin 2007-2008 (12 sezone më parë) kishte në sulm turkun Semih Senturk, i cili kishte shënuar 10 gola, njëjtë sa sulmuesi shqiptar, i cili e ka edhe një ndeshje në dispozicion për ta thyer rekordin e tij.

Vedat Muriqi duke e festuar golin ndaj Besiktas

Për të gjetur një sulmues më të mirë, duhet të shkohet në vitin 2004, kur luante Pierre van Hooijdonk.

Ish-sulmuesi holandez shënoi 13 gola në gjysmën e parë të sezonit 2003-2004. Van Hooijdonk e përfundoi sezonin me 24 gola.

Më shumë gola se Muriqi kishte shënuar edhe Alex Da Souza edhe pse ky ishte mesfushor.

Alex te Fenerbahce (Foto: EuroFootball/Getty Images)

Alex që e mbylli vitin 2010-2011 me 28 gola të shënuara, në pjesën e parë të sezonit kishte shënuar 12 herë.

Ai ka lënë pas në këto 12 sezone me gola emra si  Daniel Guiza, Mamadou Niang, Henri Bienvenu, Moussa Sow, Van Persie dhe Roberto Soldado.

Muric, javën tjetër luan ndaj ish skuadrës së tij, Rizespor Çaykur dhe një het-trik në atë takim, do ta kalonte Alexin dhe do ta barazonte Van Hooijdonk.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori