Policia e Pejës do të konfiskojë të gjitha automjetet e parkuara në vendet e ndaluara në këtë qytet, pasi komuna ka arritur sot marrëveshje me një kompani për kamionin tërheqës.
Në një njoftim për media, thuhet se tërheqja e automjeteve që janë të parkuara në vende të ndaluara do të nisë nga dita e sotme dhe ajo ka për qëllim ngritjen e nivelit sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve, ruajtjen e jetës së qytetarëve, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Policia sqaron se gjatë kontrolleve në rrugë është edhe mundësia e vendosjes së bllokuesve në automjete në rastet kur tërheqja me kamion tërheqës nuk është e nevojshme
Për më tepër, policia ka sqaruar edhe gjithë procedurën pas vlerësimit të zyrtarit policor se është e nevojshme vendosja e bllokuesve i njëjti të vendoset nga kompania në prezencën e zyrtarit policor, përcjell Telegrafi.
Personi përgjegjës i kompanisë që e vendos bllokuesin po ashtu e vendos edhe një letër në xhamin e veturës në të cilin janë numrat e kompanisë të cilin numër kundërvajtësi e thërret kompaninë dhe pastaj personi përgjegjës i kompanisë vjen dhe e zhbllokon veturën pasi që kundërvajtësi i kryen obligimet (pagesat) ndaj kompanisë.
Gjatë zhbllokimit të veturës prezent duhet të jetë edhe zyrtari policor i cili i shqipton tiketën për kundërvajtje, pra edhe zhbllokimi i veturës bëhet në prezencën e zyrtarit policor.
Kundërvajtësit nuk i lirohet vetura derisa t’i kryejë obligimet (pagesat) ndaj kompanisë për tërheqje, kurse sa i përket pagës së tiketës lëshuar nga policia procedurat dihen se si rrjedhin.
Dëmtimi i bllokuesve nga kundërvajtësit, është vepër e dënueshme e cila kushton dhe duhet paguar kompanisë, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale në Pejë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze