LAJMI I FUNDIT:

PSD akuzon Albin Kurtin se ende pa u bërë kryeministër ka nisur kapjen e shtetit

PSD akuzon Albin Kurtin se ende pa u bërë kryeministër ka nisur kapjen e shtetit

Edhe 3 ditë kanë mbetur deri në mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por marrëveshja për koalicion qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-në nuk po shihet gjëkundi.

Këto dy parti që dolën të parat në zgjedhje po vazhdojnë të përplasen me njëra-tjetrën për postin e presidentit, çka po bën që të lënë peng edhe nënshkrimin e koalicionit qeverisës mes tyre.

Por ish-shokët e Albin Kurtit, tani zyrtarë të Partisë Socialdemokrate po kritikojnë këtë të fundit dhe Isa Mustafës që nuk po arrijnë marrëveshje.


Shqipe Pantina nga PSD thotë se VV e LDK thotë këto dy parti jo që nuk po mund të arrijnë marrëveshje, por nuk po duan ta bëjnë këtë gjë.

“S’është problem pozita e presidentit, por mosgatishmëria e tyre për ta formuar qeverinë të cilën e presin vendime të vështira, ku më e rëndësishmja është marrëveshja me Serbinë”, tha Pantina për Reporterin

Ajo ka kujtuar se si Kurti ka qenë një kundërshtar i fortë si opozitar ka qenë kundër çfarëdo zgjidhje me Serbinë.

“VV në këtë rast, Kurti si i pari mandatar nuk është gati me marrë përgjegjësi, për faktin se ai e ka kundërshtuar çfarëdo lloj zgjidhje me Serbinë, e propozuar nga ndërkombëtarët, pra nuk është gati me pranu një zgjidhje që e ka kundërshtuar me vite”, ka deklaruar ajo.

Kurse e pyetur për rolin që PSD-ja do ta ketë si parti opozitare jashtëparlamentare, Pantina thotë se shenjat e para nuk po tregojnë se VV do të udhëheq siç ka premtuar vendin.

“Ata kanë kritikuar kapjen e shtetit, e cila është evidente nga partitë që kanë qeverisë deri tani, por mënyra si e kanë premtuar ta bëjnë ç’kapjen është një rikapje e re, si propozimi që bordet e ndërmarrjeve të emërohen nga shteti”, thotë Pantina.

Zyrtarja e PSD-së thotë se do të ofrojnë alternativa për mënyrën e qeverisjes.

“PSD sot ka zgjedh Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e re ku ka pasur diskutime si të ecim përpara, dhe pastaj do të merret me shtrirjen e subjektit. Ka hapësirë të madhe për opozitë duke ditur që partitë që kanë qenë në qeveri deri tani kanë qeverisur jashtëzakonisht keq. Qeveria e re do të bëjë gabime në vazhdimësi, dhe detyrë e jona do të jetë të ofrojmë alternativa për mënyrën e qeverisjes së vendit, për zhvillimin në përgjithësi. Nuk kemi probleme veç me qeverinë dhe qeverisjen, por edhe shoqërinë që duhet si shoqni t’i adresojmë pabarazitë e mëdha”, tha ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori