Klopp: Ndjenjë e shkëlqyeshme të jesh kampion bote, jam i lumtur për lojtarët dhe tifozët
Jurgen Klopp ka folur pas shpalljes së Liverpoolit kampion bote për klube pas fitores 1-0 në finale ndaj Flamengos.
Liverpooli fitoi në vazhdime falë një goli të shënuar nga Roberto Firmino, por kjo i mjaftoi të shpallet Kampion Bote për Klube.
Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin gjerman, Klopp, i cili tha se skuadra e tij e meritoi fitoren dhe është ndjenjë e shkëlqyeshme.
“Është e shkëlqyeshme, me të vërtetë ndjenjë e shkëlqyeshme të shpallesh kampion bote”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Të gjithë jemi të lodhur nga një lojë me të vërtetë intensive. Kemi pasur disa momente në të kaluarën kur me të vërtetë përpiqem të gjej fjalët e duhura në gjuhën time jo-amtare për të përshkruar respektin tim për djemtë”.
BOSS 🙌 pic.twitter.com/WaTrtHY3b7
— Liverpool FC (@LFC) December 21, 2019
“Është e jashtëzakonshme, ishte një paraqitje e jashtëzakonshme në një ndeshje tepër të vështirë kundër një kundërshtari të mirë. Por, ne bëmë shumë gjëra të mira. Është e pabesueshme, aq shumë momente të mira futbolli”.
“Të gjithë ishin për arsye të ndryshme në avantazh, por pashë aq shumë paraqitje të mira sensacionale dhe jam vërtet i lumtur natyrisht për përkrahësit tanë”.
“Atmosfera në stadium ishte e shkëlqyeshme, përkrahësit e Flamengos kishin gjithë këtë javë, një javë feste këtu dhe për fat të keq ndoshta nuk mund të festojnë aq shumë, por ata duhet të jenë krenarë për atë që bënë dhe atë që bënë ekipi i tyre”.
“Mendoj se merituam të fitonim sonte, ne ishim skuadra më e mirë. Në disa momente kemi pasur një portier vërtet të mirë dhe në të gjitha momentet e tjera ishim skuadra mbizotëruese. Jam vërtet i lumtur”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
E duan top klubet evropian, por lojtari dëshiron të luajë për Guardiolan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos