LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i Xherdan Shaqirit pas shpalljes kampion bote për klube me Liverpoolin

Reagimi i Xherdan Shaqirit pas shpalljes kampion bote për klube me Liverpoolin

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas triumfit të Liverpoolit në Kupën e Botës për Klube.

Reds kanë arritur të triumfojnë 1-0 në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube të zhvilluar në Khalifa International Stadium Doha të Katarit ndaj Flamengos.


Goli i vetëm në këtë takim final u shënua në minutën e 99-të nga sulmuesi brazilian, Roberto Firmino.

Liverpooli fiton Kupën e Botës për Klube, pas triumfit në finalen triler ndaj Flamengos
Lexo po ashtu Liverpooli fiton Kupën e Botës për Klube, pas triumfit në finalen triler ndaj Flamengos

Në këtë ndeshje, për disa minuta luajti edhe ylli shqiptar, Shaqiri, i cili erdhi si zëvendësues i Mohamed Salah.

Shpallja kampion bote për klube e ka lumturuar teje mase djaloshin nga Gjilani, i cili ka reaguar me anë të rrjeteve sociale.

Liverpool 1-0 Flamengo, notat e lojtarëve në finalen e Kupës së Botës për Klube
Lexo po ashtu Liverpool 1-0 Flamengo, notat e lojtarëve në finalen e Kupës së Botës për Klube

“Kampion i Botës për Klube. Ne jemi Liverpooli”, ka shkruar Shaqiri në postimin e tij ku kishte të bashkangjitur një fotografi.

Shaqiri njihet si lojtar që fiton tituj, pasi ka fituar edhe një Ligë të Kampionëve me Bayern Munichut, përveç kësaj të fundit me Liverpoolin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori