LAJMI I FUNDIT:

Rusia zotohet të shtyjë përpara tubacionin e gazit megjithë sanksionet e Trump

Rusia zotohet të shtyjë përpara tubacionin e gazit megjithë sanksionet e Trump

SHBA ka kundërshtuar prej kohësh tubacionin Nord Stream 2, duke argumentuar se do ta lërë Evropën tepër të varur nga Rusia për furnizimin me energji dhe do të zgjasë ndikimin e Presidentit Vladimir Putin mbi kontinentin evropian, transmeton Telegrafi.

Rusia u zotua të shtunën që të vazhdojë përpara ndërtimin e një tubacioni të diskutueshëm të gazit natyror për në Evropë, përkundër sanksioneve të reja të vendosura nga Presidenti Donald Trump.


“Rusia ka zbatuar dhe do të vazhdojë të zbatojë projektet e saj ekonomike pavarësisht nga sanksionet e dikujt”, tha Ministria e Jashtme amerikanet në një deklaratë.

Trump miratoi legjislacionin të premten që do të sanksionojë ndërmarrjet dhe individët e përfshirë në shtrimin e tubacionit Nord Stream 2 përmes Detit Baltik nga Rusia në Gjermani.

Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar prej kohësh tubacionin, duke argumentuar se do ta lënë Evropën tepër të varur nga Rusia për furnizimin me energji dhe do të zgjasë ndikimin e Presidentit Vladimir Putin mbi kontinentin.

Trump tha vitin e kaluar se “Gjermania është një rob i Rusisë”, në një referencë për tubacionin. Komente shkaktuan trazira në fillimin e një samiti të tensionuar të NATO-s.

Sidoqoftë, ata që qëndronin pas këtij projekti këmbëngulën se ai do të shkonte përpara, pavarësisht përpjekjeve të SHBA-së.

“Përfundimi i projektit është thelbësor për sigurinë e furnizimit evropian”, tha zëdhënësi i Nord Stream 2, Jens Mueller në një deklaratë. “Ne së bashku me kompanitë që mbështesin projektin do të punojmë për përfundimin e tubacionit sa më shpejt të jetë e mundur”.

Rusia siguron rreth 37 për qind të gazit natyror të Evropës, dhe aktualisht, pjesa më e madhe e saj lëviz nëpër tubacionet e Ukrainës. Projekti Nord Stream 2 do të dyfishonte sasinë e gazit që Rusia mund të dërgojë drejtpërdrejt në Gjermani dhe ta lejojë atë të anashkalojë vendet e Evropës Lindore si Polonia dhe Ukraina.

Por, Rusia nuk ka aftësinë për të instaluar tubacione nën tokë dhe po mbështetet në ekspertizën teknologjike të kompanive evropiane.

Ndërsa sanksionet paraqesin probleme për disa, Ukraina shpresonte se mund të ishte një ndryshues i lojërave duke i dhënë Kijevit më shumë ‘leva’ në negociatat me Moskën mbi përdorimin e ardhshëm të tubacioneve të saj.

Në një intervistë për NBC News javën e kaluar, CEO i kompanisë shtetërore të energjisë të Ukrainës Naftogaz, Andriy Kobolyev, tha se sanksionet do të kishin një ndikim të madh në negociatat e ngecura midis Rusisë dhe Ukrainës për transportin e gazit natyror në Evropë.

“Unë besoj se tregu evropian i gazit do të përfitojë ndjeshëm, dhe Ukraina do të përfitojë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori