LAJMI I FUNDIT:

Zelanda e Re ka grumbulluar mbi 50,000 armë zjarri, pas kërkesës së qeverisë për dorëzimin e tyre nga frika se mund të përsëritet ndonjë sulm i ngjashëm si në xhami

Zelanda e Re ka grumbulluar mbi 50,000 armë zjarri, pas kërkesës së qeverisë për dorëzimin e tyre nga frika se mund të përsëritet ndonjë sulm i ngjashëm si në xhami

Autoritetet e Zelandës së Re, kanë bërë të ditur sot se vendi i tyre do të jetë shumë më i sigurt, pasi pronarët dorëzuan më shumë se 50,000 armë, si pjesë e një programi të blerjes së tyre, pas ndalimit të armëve të zjarrit.

Megjithatë, kritikët thonë se kjo nuk është e mjaftueshme, duke konsideruar se janë me qindra armë të tjera, që mbahen ilegalisht nga pronarët e tyre, transmeton Telegrafi.


Qeveria kërkoi grumbullimin e armëve më të rrezikshme gjysmë automatike, nga frika se mund të përsëritet ndonjë sulm i ngjashëm si në xhaminë e Christchurch, ku një sulmues i vetëm vrau 51 persona.

Policia më pas, nisi një program gjashtëmujor, për të blerë armët e ndaluara rishtazi nga pronarët.

Blera e armëve përfundoi mbrëmë në mesnatë, derisa qendra e grumbullimit mbetën hapur, nga interesimi i rritur për t’i dorëzuar armët në minutën e fundit.

Shifrat e përkohshme tregojnë se 33,000 njerëz dorëzuan 51,000 armë, derisa 5000 të tjerë ishin pjesë e një amnistie paralele, në të cilën pronarët mund të dorëzonin çdo lloj arme zjarri, pa iu bërë pyetje, por pa u kompensuar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori