Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e fundvitit e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, me rastin e përzgjedhjes së më të mirëve për vitin 2019.
Para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues të FFK-së, përfaqësues nga UEFA dhe FIFA, zyrtarë të federatave të futbollit nga rajoni dhe shumë personalitete të tjera, kryeministri në detyrë Haradinaj, tha se kjo ceremoni u takon protagonistëve të kësaj mbrëmje, të gjithë atyre që janë meritor për futbollin në Kosovë.
Duke folur për rezultatet e arritura të futbollistëve tanë, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se vitin e kaluar ata na bënë krenarë duke mos pësuar asnjë humbje, por vetëm ngritje në Ligën C të Ligës së Kombeve.
“Këtë vit me rezultate në kualifikime tërë Kosova mburret me ju. E keni vendosur Kosovën në hartën e futbollit botëror shumë lartë. Megjithatë, ajo që ka më së shumti rëndësi, është se ju e keni bashkuar Kosovën, na keni bashkuar gjithë ne, ju i keni bërë gjithë kosovarët që të ndihen krenarë dhe të bashkuar. Na keni mësuar edhe njëherë se të bashkuar jemi më të fortë dhe se vetëm të bashkuar mund t’i tejkalojmë edhe sfidat më të mëdha”, tha kryeministri në detyrë Haradinaj, duke ju uruar futbollistëve tanë suksese në ndeshjet e mbetura kualifikuese dhe fituesve laureatë.
Një fjalë para të pranishmëve e mbajti edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, duke thënë se në vitin 2019 kemi pasur shumë më pak fjalë dhe më shumë punë.
Me këtë rast u ndanë edhe çmimet për futbollistët më të mirë për vitin 2019, që është ngjarja më e madhe e organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës, ku shpërblehen dhe nderohen ata të cilët kanë kontribuar në mënyra të ndryshme për futbollin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Për të shkuar në Euro 2024 duhet të bëj më shumë, grupi forca e Shqipërisë” – Daku flet për të gjitha edhe rreth Rubin Kazan
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij
Fillojnë ethet për pretendentët e titullit kur kanë mbetur katër xhiro dhe 12 pikë në lojë – orari deri në fund
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak