LAJMI I FUNDIT:

Paqe në Camp Nou: Barcelona dhe Real Madridi shpërdoruan shumë raste në El Clasico

Paqe në Camp Nou: Barcelona dhe Real Madridi shpërdoruan shumë raste në El Clasico
Barcelona vs Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Ka përfunduar pa gola derbi i javës së 17-të në La Liga në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.

Blugranasit dhe Los Blancos kanë marrë nga një pikë në El Clasico, pasi ndeshja përfundoi 0-0.


Pjesa e parë solli disa shanse të mira për gol, mirëpo Gerard Pique dhe Sergio Ramos ishin në nivelin e lartë të detyrës.

Barcelona vs Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Madrilenët ishin më kërkues në 45 minutat e parë, pasi rrezikuan disa herë portën e katalunasëve  me anë të Gareth Bale dhe Karim Benzemas.

Në të dytën, përballja ishte më e baraspeshuar dhe të dyja skuadrat luanin me kujdes më të shtuar.

Barcelona – Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Barcelona kishte shansin që ta zhbllokonte sfidën me anë të Luis Suarezit, por goditja e tij përfundoi jashtë.

Në anën tjetër, edhe uellsiani kishte një shans të artë për gol, mirëpo e goditi pjesën e jashtme të portës.

Barcelona vs Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Më pas Zinedine Zidane e largoi nga loja Iscon dhe e futi në lojë Rodrygo Goesin, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Edhe Ernesto Valverde reagoi me zëvendësim, me largimin nga loja të Antoine Griezmannit dhe me inkuadrimin të Ansu Fatit, por pa efekt.

Barcelona vs Real Madrid (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Dy skuadrat morën nga një pikë, derisa Blaugranasit vazhdojnë të jenë lider me 36 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e dytë.

Në xhiron e 18-të, Barcelona do të takohet me Alavesin, gjersa Real Madridi do të ketë punë me Athletic Bilbaon. /Telegrafi/