LAJMI I FUNDIT:

Formacioni i kombinuar me lojtarët më të mirë në mes Barcelonës dhe Real Madridit

Formacioni i kombinuar me lojtarët më të mirë në mes Barcelonës dhe Real Madridit

Barcelona do të jetë nikoqir i Real Madridi në derbin që zhvillohet në kuadër të javës së 17-të në La Liga.

Përballja më e madhe në ligën spanjolle, që ndryshe njihet edhe si ‘EL Clasico’, do të jetë edhe më e zjarrtë, shkaku që dy skuadrat do ta kërkojnë fitoren për t’u bërë lider.

Barcelona dhe Real Madridi janë aktualisht në krye të tabelës, por kanë nga 35 pikë, dhe në rast të  fitores, njëra prej tyre do ta marr kreun e tabelës.


Sonte do të kemi mundësinë që t’i shikojmë paraqitjen e shumë lojtarëve të dalluar, e që mund të themi për disa prej tyre se janë më të mirët në botë në pozitat që luajnë.

Duke marrë lojtarët më të mirë nga dy skuadrat, Daily Mail ka krijuar një formacion të kombinuar.

Në portë është Marc-Andre ter Stegen, derisa mbrojtja përbëhet nga Dani Carvajal i Real Madridi, Gerard Pique i Barcelonës, Raphael Varane i madrilenëve dhe Jordi Alba i katalunasëve.

Në mesfushë janë treshja e mbretërve, Toni Kroos, Casemiro dhe Federico Valverde.

Ndërsa sulmi dominohet nga treshja e Barcelonës, Luis Suarez, Antoine Griezmann dhe Lionel Messi. /Telegrafi/