LAJMI I FUNDIT:

Kurti thotë se pret që kallëzimi penal kundër Thaçit dhe Veselit të shndërrohet në aktakuzë

Kurti thotë se pret që kallëzimi penal kundër Thaçit dhe Veselit të shndërrohet në aktakuzë

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Shtetit, lidhur me kallëzimin penal, që ai dhe bashkëpartiaku i tij, Glauk Konjufca, e kanë ushtruar ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky kallëzim penal, ishte ushtruar më 25 prill të vitit 2019, pas dëshmive që Thaçi dhe Veseli kishin dhënë në gjykimin e rastit “Syri i Popullit”, në të cilin 10 persona akuzohen për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe vepra tjera penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dy figurat kryesore të “Vetëvendosjes”, Kurti e Konjuca, pretendojnë se Thaçi e Veseli, kanë kryer veprën penale të deklarimit të rremë nën betim.Thaçi dhe Veseli, gjatë dëshmisë së tyre, në dhjetor të vitit 2018, ndër të tjerash kishin deklaruar se mbrapa organizatës “Syri i Popullit”, qëndrojnë Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.Pas daljes nga prokuroria, Albin Kurti, ka deklaruar se presidenti Thaçi dhe Veseli kanë bërë deklarim të rremë nën betim, kur kanë dëshmuar në këtë rast.


Ai ka thënë se pret që ky kallëzim penal të shndërrohet në aktakuzë dhe se pret se Thaçi e Veseli të dënohet për një vepër të tillë.Ai ka thënë se e ndien veten të dëmuar dhe se ka paraqitur edhe kërkesë pasurore juridike.

“Ne kemi bërë këtë kallëzim penal se kanë dëshmuar rrejshëm nën betim, duke na lidhur neve me ‘Syrin e Popullit’. Edhe 10 ditë bëhen 1 vit që Thaçi dhe Veseli kanë deklaruar se Vetëvendosje është krahu i armatosur i ‘Syrit të Popullit’, dhe jemi ne të dy që jemi marr me shkrim të deklaratave të UÇK në 99, mandej se kemi inspiruar dhe udhëhequr atë organizatë. Është për tu çuditur si prokurori në atë kohë e nuk ka reaguar fare, madje Thaçi ka thënë se do t’i zgjerojë akuzat për Kurtin dhe Konjufcën. Më në fund ne fituam këtë ftesë nga Prokuroria dhe me vjen mirë që pata rastin t’i përgjigjem pyetjeve të prokurorisë për këtë kallëzim penal që pres të shndërrohet në aktakuzë për deklarimet e rreme që i kane dhënë. Ky proces unë besoj se duhet të përfundoj me dënim për këta dytë. Unë kam bërë edhe kërkesën për zhdëmimtim, pra kërkesë pasurore juridike”, ka thënë Kurti.

Ndryshe, në seancën që ishte mbajtur më 28 dhjetor 2018, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte qenë i ftuar si dëshmitar në gjykimin e rastit “Syri i Popullit”. Fillimisht, një pjesë e dëshmisë së tij, kishte qenë e hapur për publikun, më pas ajo ishte mbyllur.

Gjatë dëshmisë së tij, kishte thënë se Murat Jashari nuk din të shkruajë, prandaj kishte thënë se kishte dëgjuar nga miqtë e tij se prapa Jasharit, qëndrojnë Albin Kurti, Sadri Ramabaja dhe Glauk Konjufca.

“Unë nuk kam kthyer përgjigje se kam besuar dhe dëgjuar prej miqve të afërm që e njohin Muratin se ai nuk din me shkru dhe më pas kam dëgjuar se pas këtyre veprimeve kriminale qëndrojnë Sadri Ramabaja, pastaj Glauk Konjfca dhe Albin Kurti”, kishte thënë presidenti Thaçi, në dëshminë e tij.

“Nëse më lejohet do të kisha theksuar se ku e bazoj dëshminë time për këtë organizatë kriminale, është kur i kam dëgju me vesh të mi Kurtin dhe Glaukun kur kanë thanë këta njerëz duhet me i vra se ndryshe nuk hiqen prej pushtetit”, kishte thënë tutje Thaçi.

Ai kishte thënë se më herët kishte pasur indikacione dhe informacione se prej nxitësve të autoriteteve apo të armiqve të ardhur nga Serbia, ka pasur kanosje.

Thaçi kishte thënë se për “Syrin e Popullit”, ishte informuar prej autoriteteve shtetërore pak ditë dhe javë para se të ndodhte rasti ndaj Azem Vllasit.

“Unë e kam përjetuar rëndë, edhe familja. Shteti ka marrë masa që i ka në diposzicion me ligj dhe kushtetutë. E njoh të akuzuarin Sadri Ramabaja, me të nga ana ime nuk kam pasur mosmarrëveshje me të, por nga shkrimet që kam parë ka pasur një pozicion armiqësor ndaj meje. Për Murat Jasharin kam dëgjuar, por fizikisht nuk e kom njoftë”, kishte thënë Thaçi.

Para se Presidenti të niste dëshminë e tij, trupi gjykues kishte marrë vendim që mediat të mos lejohen të incizojnë me audio ose video dëshminë në gjykatë të të parit të vendit, edhe pse prania e mediave në sallë ishte lejuar.“Unë në angazhimet e mia i respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe askush nuk ka të drejtë të merr në dorë rendin dhe ligjin dhe të bëj vlerësime se dikush është tradhtar apo jo. Për mua nuk ka qenë shqetësuese vlerësimi, por ka qenë kërcënimi dhe paralajmërimi për vrasje. Jo  vetëm ndaj meje por edhe nga lista që kemi këtu janë shpallur tradhtar edhe Ibrahim Rugova, Bujar Bukoshi, Isa Mustafa të cilën edhe e kanë sulmu dhe i kanë nxan prita, por edhe në familje në makinën e tij kur ka dal nga shtëpia”, kishte thënë tutje Thaçi në dëshminë e tij.

Ai kishte thënë se lista për likuidim të personaliteteve të ndryshme, është formuar dhe udhëhequr nga Ramabaja, Kurti dhe Konjufca.

Ai kishte deklaruar se e mbështet ndjekjen penale ndaj të akuzuarve, duke kërkuar dënim maksimal për ta.“Unë e ndjej vetën të dëmtuar dhe kërcënuar së bashku me familjen time. Unë e bazoj dëshminë edhe në situatat e kaluara sepse mendoj që këto kanë qenë të planifikuara më parë.

Theksoj se shkrimet e Murat Jasharit kanë qenë vepër e Ramabajës, e Kurtit dhe të tjerëve”, kishte thënë Thaçi.

Ai kishte thënë se po të ishte seanca e mbyllur, do të fliste edhe për emra tjerë.“Unë si president duhet të informohem për të gjitha gjërat, aq më shumë ato që kanë të bëjnë me rendin shtetëror.

Për atë arsye unë kërkova që seanca të jetë e mbyllur pasi që nuk dua që të dalin sekrete shtetërore, sikur të ishte seanca e mbyllur do të përmendja disa raste të tjera. Unë jam intervistuar dhe gjithçka që është dasht për të thënë e kam thënë. Nëse do të ishte e mbyllur do të rëndohej situata për të akuzuarit, mua më vjen keq për gjërat që kanë ndodh.

Unë e theksoj që është rrethanë lehtësues që seanca është publike se po të ishte e mbyllur do të ishte situatë rënduese, veçanërisht për të akuzuarin Sadri Ramabaja”, kishte thënë Thaçi.

Ndërkaq, kryetari i PDK-së dhe ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në të njëjtën seancë kishte deklaruar se të akuzuarit janë krahu i armatosur i Vetëvendosjes.

Ai kishte deklaruar se për organizatën “Syri i Popullit”, kishte dëgjuar pas tentativës në rastin e Azem Vllasit.

Veseli kishte thënë se e njeh vetëm si emër Sadri Ramabajën, ndërsa jo edhe personalisht, derisa kishte thënë se nuk e njeh fare Rexhep Topllanën.

“Unë jam qytetar i lirë, nuk ka të bëjë e kaluara ime si pjesëtar i UÇK-së, askush nuk ka të drejtë në Kosovë ta cilësojë askënd për të kaluarën, do kanë luftu me pushkë, e do kanë sjellë ujë. Unë ja u di për nder, por ky cilësim nga ‘Syri i Popullit’, është plehu i kombit e të gjithë ata që i takojnë Syrit të Popullit janë plehu i kombit dhe i takojnë Serbisë. Ata nuk kanë pas guxim edhe i sfidoj se këta s’kanë burrni e as fytyrë e as moral, dhunues janë, për një gjë jam krenar qysh kanë menu këta që mujn me na kap të gjallë, s’ka pas mujt as Serbia me na kap të gjallë”, kishte thënë ndër të tjerash Veseli. /betimiperdrejtesi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kalo në kategori