LAJMI I FUNDIT:

Barcelona dhe Real Madridi do të kalojnë fshehurazi deri te stadiumi shkaku i protestave në Kataluni

Barcelona dhe Real Madridi do të kalojnë fshehurazi deri te stadiumi shkaku i protestave në Kataluni

Barcelona dhe Real Madridi do të kalojnë me autobusë pa logot e klubeve nëpër qytetin e Katalunisë për El Clasicon që zhvillohet nesër mbrëma.

Dy skuadrat po ashtu do të takohen në të njëjtin hotel, për t’u nisur më pas drejt Camp Nout, shkaku i protestave që janë në qytet.

Lojtarë e Barcelonës zakonisht nisen nga shtëpitë e tyre për derbin, por tani do të shkojnë në hotelin ‘Princess Sofia’, aty ku do të jenë edhe lojtarët e Real Madridit.


Sport raporton se Federata e Futbollit të Spanjës nuk dëshiron që të ketë ndonjë incident mes tifozëve dhe të eskalojë situata.

Hoteli thuhet se është larg rreth 600 metra nga stadiumi dhe të dyja skuadrat do të kalojnë pa shumë zhurmë nëpër qytet.

El Clasico që zhvillohet në Camp Nou, do të fillojë nga ora 20:00, e që do të jetë e vlefshme për javën e 17-të në La Liga. /Telegrafi/