LAJMI I FUNDIT:

Familja e kërkonte prej ditësh, gjendet i mbytur në liqenin artificial të Tiranës

Familja e kërkonte prej ditësh, gjendet i mbytur në liqenin artificial të Tiranës

Një burrë është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 07:00, në liqenin artificial të Tiranës.

Bëhet fjalë për shtetasin A. I., banues në Tiranë.

57 vjeçari ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa.


Nga deklarimet e marra nga familjarët, mësohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur. Nga vrojtimet paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme. /TCH/