LAJMI I FUNDIT:

Fotografja Arbnora Memeti tregon përvojën e shkrepjeve të saj në Thumanë të Shqipërisë

Fotografja Arbnora Memeti tregon përvojën e shkrepjeve të saj në Thumanë të Shqipërisë

Fotografja nga Shkupi Arbnora Memeti, ka qenë e ftuar në emisionin “TM Daily” në Telegrafi Maqedoni, ku ka folur për profesionin që ajo e bën dhe vështirësitë që i ka.

E pyetur për shkrepjet e saj në zonat që i përfshiu tërmeti në Shqipëri, ajo tha se ka qenë përvojë e madhe dhe e jashtëzakonshme në aspektin profesional.

“Kur u ktheva në Maqedoni fillova të mendoj se çfarë mund të ndryshoj, nëse më ndodh që edhe një herë të raportojë për një ngjarje të tillë. Jam munduar që skenat e tilla t’i përcjell përmes fotografive”, tha Arbnora Memeti.


Edhe përkundër faktit që ka qenë gjendje e rëndë në Shqipëri, ajo theksoi se profesioni duhet të vendoset para emocioneve.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Arbnora Memetin: