LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Të rinjtë duhet të ngrihen për ta larguar Ramën

Berisha: Të rinjtë duhet të ngrihen për ta larguar Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në akuza të forta këtë të diel ndaj shefit të qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD-së, ku merrte pjesë edhe Fondacioni Konrad Adenauer, Berisha tha se të rinjtë duhet të ngrihen për të larguar Ramën, që sipas tij është një fatkeqësi kombëtarë.


“Të ngrihemi fuqishëm, se tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore, por Edi Rama është një fatkeqësi kombëtarë, sociale, politike, natyrore e të gjitha llojeve”, tha Berisha.

“Ky po tallet me qindra mijëra shqiptarë që po vuajnë sot nga tërmeti. Kur një qeveri vendos për gjendje të jashtëzakonshme merr dy vendime, forcat që ajo mobilizon për të mbrojtur qytetarët e vetë, vendimi i dytë janë paratë për të lehtësuar nevojat. A e dini ca ka caktuar ky nga buxheti, 60 mijë euro në tre javë. Ky është krim, ky meriton të dërgohet në gjykatë për talljen që bëri. Një qeveri që në tre javë shpenzon për një gjendje të tillë dramatike 60 mijë euro është një qeveri që kryen një krim të shëmtuar. Fondi rezervë i qeverisë e ka përdorur për luks, orgji etj etj… Një pjesë e vrasjes së tërmetit janë vrasje shtetërore, se pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmetit i 22 shtatorit dhe ata banorë do ishin strehuar në një vend tjetër do ishin gjallë”, tha ish kryeministri më tej.

Akuza të forta hodhi dhe për projekt ligjin sa i përket mediave online.

“Armiku më i egër i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë, është i aftë të kryejë çdo krim. Ky në Shqipëri është Edi Rama. Ky në Shqipëri e ka emrin Edi Rama, është kthyer në genet e të atit të tij. I ati i tij firmoste varjen në litar, të poetit disident Haxhi Nela, pra varte në litar fjalën e lirë. I biri i tij në vitin 2019 do të var në litar mediat, portalet. Ka sjellë në parlament ligjin që sillet si xhelat i fjalës së lirë. Ky është emergjencë kombëtare, aq sa tërmeti për ta përmbysur sa më parë”./ Opinion.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori