LAJMI I FUNDIT:

Petit: Ancelotti do të ishte perfekt për Arsenalin

Petit: Ancelotti do të ishte perfekt për Arsenalin

Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit thotë se klubi nuk duhet të vonojë kur bëhet fjalë për emërimin e Carlo Ancelotti si menaxherin e tyre të radhës.

Arsenali shkarkoi para disa javësh Unai Emeryn nga detyra e trajnerin dhe Freddie Ljungberg erdhi si zëvendësim i përkohshëm.

Drejtuesit e klubit janë në kërkim të një trajneri të ri dhe Petit e ka këshilluar ish-klubin e tij që ta marr italianin Ancelotti, i cili u shkarkua nga Napoli.


Ancelotti deklarohet për shkarkimin që i bëri Napoli
Lexo po ashtu Ancelotti deklarohet për shkarkimin që i bëri Napoli

“Ancelotti do të ishte, tani, përgjigjja perfekte për Arsenalin. Është shumë e rrallë të shohësh një menaxher të madh si ai duke u larguar nga puna në mes të sezonit”, ka thënë fillimisht Petit për Mirror.

“Është një rastësi dhe ndonjëherë fati përpiqet t’ju tregojë rrugën për të shkuar dhe ju duhet të jeni të hapur për të”.

“Ai është një nga menaxherët më të mirë në botë, ai është në dispozicion dhe është në treg”.

“E di që ai është në bisedime edhe me Evertonin, por jam shumë i sigurt, nëse Arsenali bën një punë të mirë, ai do të ishte më shumë se i lumtur të ishte menaxher i Arsenalit”.

Arsenali në bisedime me Ancelottin
Lexo po ashtu Arsenali në bisedime me Ancelottin

“Situata është përkeqësuar dhe përkeqësuar, sezon pas sezonit, kështu që ju duhet një menaxher me të vërtetë i madh për të trajtuar situatën tani”.

“Dhe, për momentin, i vetmi në treg dhe i disponueshëm është Ancelotti. Kudo ku shkoi, Ancelotti pati sukses, përveç me Napolin”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori