LAJMI I FUNDIT:

Arsenali në bisedime me Ancelottin

Arsenali në bisedime me Ancelottin

Arsenali raportohet se ka hapur bisedimet me trajnerin Carlo Ancelotti dhe mund të arrijë një marrëveshje me italianin qysh në këtë pasdite.

Me gjithë kualifikimin e Napolit në 1/16-tën e Ligës së Kampionëve, kjo nuk ishte e mjaftueshme që Ancelotti të mbante punën e tij në San Paolo.


Pasi kaloi në pozicionin e favoritit për të mbushur vendin e lirë të trajnerit te Arsenali, Tuttomercatoweb pretendon se Topçinjtë tani i janë afruar 60-vjeçarit, duke i ofruar atij një kontratë deri në vitin 2021.

Zyrtare: Napoli shkarkon Carlo Ancelottin
Lexo po ashtu Zyrtare: Napoli shkarkon Carlo Ancelottin

Ky medium italian shton se një marrëveshje përfundimtare midis dy palëve mund të gjendej sonte (e mërkurë) në mbrëmje.

‘Carletto’ më parë menaxhoi me rivalët lokal të Arsenalit, Chelsea, duke i çuar ata drejt fitimit të dy trofeve në sezonin 2009-10.

Londinezët e Veriut, nga ana e tyre, aktualisht janë në vendin e nëntë në Ligën Premier, shtatë pikë pas vendit të katërt.

Ata duket se janë të vendosur gjithashtu për të kaluar në fazat e eliminimit në Ligën e Evropës pas një fitore të enjten kundër Standard Liege. /Telegrafi/