LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka më para të fshehura jashtë – nga 1 qershori Drejtoria e Tatimeve do kenë listën edhe nga Qipro, ishujt Kayman e Zvicra

Nuk ka më para të fshehura jashtë – nga 1 qershori Drejtoria e Tatimeve do kenë listën edhe nga Qipro, ishujt Kayman e Zvicra

Politikanët apo biznesmenët shqiptarë që kanë para të fshehura në parajsat fiskale do të bëhen publik.

Nga 1 qershori i vitit të ardhshëm, drejtoria e përgjithshme e tatimeve do të ketë në dispozicion listën e të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë para të mbyllura jashtë shtetit, përfshirë ato të fshehura në parajsat më të mëdha fiskale të botës.

Ndërkohë që në të njëjtën kohë, autoritetet shqiptare do të zbulojnë listat e shtetasve të huaj që kanë depozita në Shqipëri.


Në vitin 2012, Shqipëria nënshkroi konventën ndërkombëtare për ndihmën në çështjet tatimore. E iniciuar nga OECD si mekanizëm për të luftuar evazionin në shkallë botërore, konventa parashikon shkëmbimin e informacionit financiar mes 130 vendeve të botës, përfshirë parajsat më të mëdha fiskale.

Shqipërisë ju la tetë vjet kohë për tu përgatitur dhe nga viti i ardhshëm qeveria shqiptare është e detyruar të nisë shkëmbimin automatik të informacionit. Për këtë Kuvendi pritet që brenda pak ditëve të miratoi edhe një ligj të posaçëm.

Sipas draftit, brenda datës 30 maj të vitit të ardhshëm të gjitha bankat shqiptare janë të detyruar të raportojnë pranë drejtorisë së përgjithshme të tatimeve, llogaritë bankare të çdo shtetasi të huaj, rezident në 130 vendet që kanë nënshkruar konventën. Drejtoria e Tatimeve më pas këtë informacion e raporton automatikisht tek homologia e saj e vendit ku është rezident personi që ka llogarinë.

Ky shkëmbim do të funksionojë në të njëjtën mënyrë edhe në krahun tjetër. Pra brenda datës 30 maj të vitit të ardhshëm, të 130 vendet anëtare të konventës do të dërgojnë në drejtorinë e përgjithshme të tatimeve listën e shtetasve shqiptare që kanë para të mbyllura në bankat e këtyre vendeve.

Mes vendeve që do të kenë detyrimin për të dërguar listën janë ishujt Kayman, Qipro, Zvicra dhe të gjitha parajsat më të mëdha fiskale të botës dhe sipas draftit periudha raportuese nis nga data 1 janar e vitit 2019. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori