OBRM-PDUKM-ja opozitare paralajmëron amendamente për Ligjin e përdorimit të gjuhëve, por te partitë e bllokut shqiptarë nuk ekziston disponim për mbështetje, ndërsa vota e tyre është e rëndësishme, pasi për miratimin e saj nevojitet shumicë e Badenterit.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dje deklaroi se opozita ka të drejtë të ngritë amendamente, por që duhet të miratohen me shumicë të Badenterit, ndërsa ajo nuk është e mundur të sigurohet, pasi nuk ka disponim për pranimin e tyre te deputetët shqiptarë.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve është miratuar me shumicë të tillë dhe çdo ndryshim sillet me shumicë të tillë. Secili propozues, paraprakisht duhet të sigurojë shumicë që të konsiderojë në kalimin e ligjit”, ka thënë Xhaferi.
Qëndrim identik kanë dhënë edhe nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët. Nga Besa konsiderojnë se Ligji për përdorimin e gjuhëve mund të hapet vetëm nëse ka vullnet të mirë nga gjitha palët për barazi të plotë të gjuhës shqipe me atë maqedonase në gjitha institucionet shtetërore dhe publike.
“Konsiderojmë se e gjithë kjo është lojë e partive në pushtet LSDM dhe BDI dhe opozitares OBRM-PDUKM në periudhën parazgjedhore që të mund politikisht të përfitojnë. Kohëve të fundit i shohim përfaqësuesit e BDI-së se si vrapojnë të japin deklarata të ndryshme, a dihet se ligji për gjuhët sillet me shumicë të dyfishtë dhe se te deputetët shqiptarë nuk ka kurrfarë vullneti të bëhet revizion të atij ligji”, ka deklaruar dje në Kuvend, Fadil Zendeli nga Besa.
Sipas Syrija Rashidit nga Aleanca për Shqiptarët, mendimi i Komisionit të Venecias, është subjektiv dhe jo transparent i bazuar kryesisht në dyshimet e shprehura gjatë zyrtarëve të intervistuar lista e të cilëve nuk gjendet askund, qëndrimet e të cilëve lënë vend për dyshime se janë të motivuara politikisht.
“Pa pasur të dhëna empirike mendimi i Komisionit është irelevant, pa harruar edhe faktin se mendimi nuk është obligativ por vetëm këshillues”, ka thënë Rashidi.
Rezervim ka treguar edhe LSDM, e cila nuk dëshiron të komentojë derisa nuk i sheh amendamentet e paralajmëruara. Sipas LSDM-së për këtë çështje nevojitet debat i gjerë që të ndërtohet qëndrim i përbashkët.
Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se këtyre ditëve do të formohen grupe të punës ku siç tha, “bashkë me partnerët e koalicionit do të përcaktohet mënyra se si të zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venecias”.
Zaev tha se nuk kemi ndërmend të kthehemi pas. Qëllimi ynë është që çdoherë të drejtat e fituara t’i garantojmë, por ata të jenë edhe praktikisht të zbatueshme, porositi ai.
Nga OBRM-PDUKM me qëndrim se pushteti ka për detyrë t’i pranojë ndryshimet që do t’i propozojnë pasi siç theksojnë, “në të janë përfshirë praktika evropiane dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias”.
Ndryshe, Komisioni i Venecias u bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë së Veriut ta rishikojnë Ligjin për përdorimin e gjuhëve përmes konsultimeve me të gjitha palët e prekura. Sipas kumtesës së dhënë pas mbledhjes në Venecia, ekspertët juridik të Këshillit të Evropës nënvizojnë se në krahasim me ligj-dhënien e vitit 2008, ligj i ri dukshëm e zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe dhe në shumë aspekte i tejkalon standardet evropiane të konfirmuara me Konventën kornizë për mbrojtje të pakicave kombëtare dhe Kartën evropiane për gjuhë rajonale dhe të pakicave.
Komisioni Venecias e përshëndet gatishmërinë e autoriteteve për përmirësimin e gjendjes gjuhësore të bashkësive. Vlerëson se në disa rajone ligji i ri mund të shkojë shumë larg me imponim të institucioneve publike në obligime juridike joreale, veçanërisht në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në procedurë gjyqësore, të bashkangjitur me sanksione të rënda në rast të mosrespektimit dhe mundësisë për ndryshim të vendimeve gjyqësore, përderisa ka mungesë të përkthimeve dhe interpretimeve gjatë procedurës.
Sipas mendimit të Komisionit të Venecias, kjo qasje mundet dukshëm ta ngadalësojë funksionimin e tërë gjyqësisë, duke rrezikuar prishje serioze të të drejtës së gjykimit korrekt, të garantuar me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut.
Komisioni më tutje shënon se Ligji për gjuhë nuk është i përpiktë, dispozita të cilat vlejnë vetëm për gjuhën shqipe, ndërsa gjithashtu edhe për gjuhët tjera të bashkësive.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj