LAJMI I FUNDIT:

Kosova prezanton përvojat në zbatimin e reformave të financave publike

Kosova prezanton përvojat në zbatimin e reformave të financave publike

Në Malajzi po mbahet konferenca “Zhvillimi i Kapaciteteve të Kontabilitetit në ekonomitë në zhvillim”, në të cilën po marrin pjesë auditori i përgjithshëm, Besnik Osmani, zëvendësauditori Ilir Salihu, drejtori i përgjithshëm i Thesarit, Ahmet Ismaili dhe drejtoresha ekzekutive e Shoqatës së Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), Ardiana Bunjaku.

Përfaqësuesit nga Kosova para përfaqësuesve të shumë shteteve pjesëmarrëse në konferencë, prezantuan në panelin ”Roli i Thesarit dhe Auditorit të Përgjithshëm në adresimin e sfidave të reformës në Menaxhimin e Financave Publike (MFP)”, ku janë prezantuar përvojat e Kosovës në dizajnimin dhe zbatimin e reformave të financave publike.


Panelistët nga Kosova kanë prezantuar pikëpamjet e tyre lidhur rëndësinë e reformës në menaxhimin e financave publike, mënyrën e koordinimit me palët tjera dhe kanë nënvizuar aktivitetet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Thesarit të Kosovës dhe kontributin e partnerëve nga organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti i donatorëve.

Konferenca është organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve (IFAC) në partneritet me Organizatën Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme te Auditimit (INTOSAI) dhe Bankën Botërore dhe ka për qëllim shkëmbimin e përvojave në fushën e financave publike midis vendeve me ekonomi të brishta dhe vendeve të zhvilluara. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori