LAJMI I FUNDIT:

Nuk ndalet Gjuriqi, akuzon rëndë zyrtarë në Kosovë dhe paralajmëron trazira e konflikte

Nuk ndalet Gjuriqi, akuzon rëndë zyrtarë në Kosovë dhe paralajmëron trazira e konflikte

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, vazhdon me deklarata fyese dhe akuza të rënda ndaj zyrtarëve në Kosovë.

Siç raportojnë mediat serbe, Gjuriqi ka thënë se “nuk mund të fshihet fakti se nxitësit e konfliktit në Kosovë dhe kriminelët më të mëdhenj ishin njerëzit që sot e paraqesin veten si udhëheqës politikë të popullit shqiptar”.


Ai më tej ka thënë se “kërcënimet e të Facebook-ut dhe Twitter-it të Jetlir Zyberajt (këshilltarit të Ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli) dhe avokatit Tomë Gashi janë pjesë e shfaqjes tragjikomike, e cila në këtë kohë është më shumë komike, por që ka potencial të bëhet tragjike”.

“Që tragjedia të jetë më e madhe, duart e tyre kriminale janë njësoj të përgjakura me gjakun e serbëve dhe shqiptarëve, dhe ata sot, ashtu si në vitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, nuk zmbrapsen nga mizoritë në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre terroriste dhe kriminale”, tha Gjuriq, në një deklaratë me shkrim, përcjell Telegrafi.

Ai tha se “të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht nga përkatësia nacionale, janë peng i fajësisë së këtyre, dhe që do të jenë të gatshëm në çdo mënyrë të parandalojnë që t’i përgjigjen drejtësisë, por kam frikë se ata nuk do të hezitonin që të shkaktojnë trazira dhe konflikte të reja”.

“Ata që merren me politikë sot në Kosovë, por që e kanë ndërgjegjen e pastër, qoftë sepse ishin shumë të rinj për të luftuar, ose nuk donin të merrnin pjesë në guerilen private të një grupi të bosëve të bandave kriminale, duhet të distancohen nga kërcënimet dhe mesazhet e çmendura të drejtuesve të UÇK-së dhe të jenë zëri i arsyes, e jo pjesëmarrësve në histerinë anti serbe”, tha Gjuriq.

Kjo deklaratë e Gjuriqit vjen pak ditë pasi ai, sikurse shefi i shtetit të tij, Aleksandar Vuçiq, e quajtën të trilluar masakrën e Reçakut. E, këto deklarime nxitën reagime si të udhëheqësve shtetërorë po ashtu edhe të institucioneve e organizatave të ndryshme të Kosovës. Reagime për deklaratat e zyrtarëve serbë pati edhe nga SHBA, BE-ja dhe shtete të tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori