LAJMI I FUNDIT:

Nis takimi Kurti-Mustafa, pritet të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje

Nis takimi Kurti-Mustafa, pritet të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje

(E plotësuar) Ka nisur tashmë takimi në mes liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa.

Ky takim, i cili po mbahet në Kuvendin e Kosovës, është duke u zhvilluar në kuadër të bisedimeve për arritjen e një marrëveshje për bashkëqeverisje mes dy subjekteve politike.

Lidhur me takimin e sotëm me Mustafën, Kurti ka thënë se beson që sot do të arrijnë marrëveshje, duke theksuar se do t’i tejkalojnë të gjitha pengesat e vogla që iu kanë mbetur. /Telegrafi/


—-

Isa Mustafa arrin në Kuvend, pritet fillimi i takimit me Kurtin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa tashmë ka arritur në ambientet e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të nis takimi me liderin e LVV-së, Albin Kurti.

Takimin e sotëm në mes Kurtit e Mustafës, e ka konfirmuar vetë Kurti, i cili ka thënë se beson që sot do të arrijnë marrëveshje, duke theksuar se do t’i tejkalojnë të gjitha pengesat e vogla që iu kanë mbetur.

Ndërkaq kujtojmë që presidenti Hashim Thaçi sot ka bërë të ditur se më 24 dhjetor ka thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/