Promovuesi Hearn tregon emrat e dy kundërshtarëve të radhës për Joshuan
Anthony Joshua ka vendosur të ndeshet me sfiduesin e detyrueshëm për titullin IBF, Kubrat Pulev, duke e lënë në pritje sfiduesin kryesor të WBO, Oleksandr Usyk, për më vonë gjatë vitit 2020.
Pasi i riktheu titujt në rimeçin ndaj Andy Ruiz në Arabinë Saudite, britaniku menjëherë është përballur me dy sfidues të detyrueshëm.
Presidenti i WBO, Francisco Varcarcel, deklaroi se Joshua i ka 180 ditë në dispozicion që ta mbrojë titullin e kësaj kategorie ndaj Usyk, i cili është ngritur nga kategoria e mesme si pjesë e rregullave të udhëheqësisë së World Boxing Organization.
Mirëpo, promovuesi Eddie Hearn ka bërë të ditur se ukrainasi duhet të presë deri në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm, pasi që sfiduesi i detyrueshëm në kategorinë IBF (International Boxing Federation), Kubrat Pulev, do të do të jetë kundërshtari i ardhshëm i kampionit të unifikuar botëror në kategorinë e peshave të rënda.
“Nuk ka dyshim se ai nuk dëshiron t’i lëshojë (titujt) brenda ringut apo jashtë ringut. IBF duket se është organizata ndaj të cilës kemi detyrim në fillim. Mirëpo duhet të flas me (presidentin e IBF) Daryl Peoples, duhet të flas me ‘Paco’ (kreun e WBO).
“Ai (Joshua) dëshiron të sigurohet që ta mbaj secilin rrip. Prandaj, pikërisht këtë do të përpiqemi ta bëjmë”, ka deklaruar Hearn për ESPN.
Promovuesi i njohur i boksit ka shtuar se Usyk mund të përballet me Derek Chisoran në muajin mars dhe pastaj mund të përballet me fituesin e duelit ndërmjet Joshuas dhe Pulevit.
Kjo do të thotë se përballja potenciale me kampionin e pamposhtur të WBC-së, Deontay Wilder apo ish-kampionin e unifikuar, Tyson Fury, nuk do të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-legjenda e Liverpoolit e poshtëron Nunezin pas paraqitjeve të tij të dobëta
Pak para finales me Barcelonën, zbulohen skena të papara nga përplasja mes Vinicius dhe Maffeos
Antony e çon në gjyq Ajaxin për veprimet e tyre para se ai të kalonte tek Man United
Para finales me Real Madridin, Raphinha dhe Araujo kërkojnë takim urgjent me Flick
Nuk vonon shumë dhe Napoli gjen menjëherë zëvendësuesin e Kvaratskhelias
Inter Miami dëshiron të rinovojë kontratën e Messit me klauzolë speciale
Alarmohet Liverpooli, objektivi i tyre ka kërkuar largimin por ka një problem të madh
“Ka një dëshirë të madhe për hakmarrje”, Valverde paralajmëron Barcelonën para finales
“E dimë ku ta sulmojmë Real Madridin”, ylli i Barcelonës pret që ta fitojnë trofeun e parë të sezonit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles