Me dëshminë e Ana Kamçevës, bashkëshorte e Jordan Kamçevit, sot në Gjykatën Penale duhet të vazhdojë seanca për lëndën “Haraçi” në të cilin janë të akuzuar ish-prokurorja speciale, Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski-Boki 13.
Në seancën e fundit, që u mbajt më 6 dhjetor, dëshmoi Jordan Kamçev, i cili tha se disa herë i akuzuari Boki 13 ka kërkuar ta shantazhojë me, sipas tij, lëndën e kurdisur “Perandoria” të nisur nga Prokuroria Speciale Publike, i cili ka pasur për qëllim, në mënyrë ilegale të përfitojë një shumë më të madhe parash.
Nga Jovanovski, dëshmitari mori ofertë për PR reklamë, Kamçev i ka ofruar 50.000 euro ndaj çka Boki 13 është ofenduar për vlerën e shumës.
Në dëshminë e vet Kamçev tha se më pas Boki 13, së bashku me të akuzuarin e tretë në rastin “Haraçi”, Zoran Milevski-Kiçeec, i cili e pranoi fajin dhe u dënua me tre vite burg, i ka ofruar biznes për hapje të qendrave të modës, ndërkaq pas refuzimit të këtij projekti, ka marrë ofertë tjetër për ndërtim të shtëpive të pleqve për çka i akuzuari i parë i ka kërkuar katër milionë euro.
“Ndërkohë, pagova 180.000 euro për reklamë në televizionin e tij. Më pas më dërgoi foto me prokuroren Janeva, pas çka më tha se po përgatitet diçka e madhe kundër meje”, deklaroi Kamçev dhe shtoi se “Haraçi” është konstruktuar nga Boki 13 dhe disa njerëz të tjerë.
Dëshmitari tha se edhe prokurorja Lile Stefanova, përmes mikut të saj Vanço Çifliganec ka kërkuar mjete për vajzën e Liles për ordinancë në ndërtesën e ndërmarrjes “Adora”.
Kamçev më pas është arrestuar dhe ka ofruar garancë për arrest shtëpiak, ndërsa në ditët e para nëpër ndërmarrje ka pasur edhe inspektime. Kjo, tha ai, ka qenë presion i paramenduar nga Boki 13, përmes prokuroreve Stefanova dhe Janeva.
Në seancën e parë për rastin “Haraçi”, që u mbajt më 3 dhjetor, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçeec u dënua me tre vite burg pasi që pranoi fajin për rastin dhe lënda për të u nda nga ajo kundër Jovanovskit dhe Janevës. Milevski ka të drejtë të ankese në Gjykatën e Apelit vetëm në pjesën e lartësisë së dënimit.
Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër Jovanovskit, Janevës dhe Milevskit.
I akuzuari i parë, Jovanovski, dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra ndëshkuese”, ndërsa Janeva dhe Milevski për “marrje të shpërblimit për ndikim kundërligjor”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet se ka kryer edhe vepër penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Në kuadër të rastit “Haraçi”, Prokuroria hapi hetim të ri, i cili ka të bëjë me Lidhjen ndërkombëtare të Bojan Jovanovskit-Boki 13. Hetimi për rastin “Haraçi” është zgjeruar, përkatësisht është sjellë urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër pesë personave fizik dhe një personi juridik, për shkak të ekzistimit të dyshimit se i dyshuari i parë ka kryer vepër të zgjatur penale “mashtrim” dhe vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera nga vepra penale”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Reshjet e borës, zv.ministri Hyseni: Ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve janë në terren
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë