LAJMI I FUNDIT:

Mihajllovski: Kot na frikëson Bujar Osmani, ne maqedonasit jemi kthyer para 1945

Mihajllovski: Kot na frikëson Bujar Osmani, ne maqedonasit jemi kthyer para 1945

Aktori dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së Toni Mihajllovski, përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazh zv.kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pas deklaratave në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Kjo në një mënyrë absurde, do të ishte lëvizje përpara për Bujar Osmanin, pasi ne maqedonasit jemi kthyer para 1945. Kot frikësohesh”, ka shkruar Mihajllovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Osmani: Hapja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pa konsensus do na kthejë para vitit 2001
Lexo po ashtu Osmani: Hapja e Ligjit për përdorimin e gjuhëve pa konsensus do na kthejë para vitit 2001

Ky reagim i Mihajllovskit vjen pasi Bujar Osmani deklaroi se Ligji për Gjuhët nuk duhet të preket. Ai tha se çdo tentim i njëanshëm i Ligjit për Gjuhët do të thotë prishje e baraspeshës në mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe mund të rezultojë me gjendje para miratimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjegjësisht para vitit 2001.

“Çdo tentim për veprim të njëanshëm, jashtë principeve të marrëveshjes së Ohrit, nënkupton prishje të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase”, tha Osmani.

Ndryshe, ditë më parë Komisioni i Venecias miratoi raportin për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me çka rekomandoi që ai të shqyrtohet edhe një herë nga institucionet e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori