LAJMI I FUNDIT:

Edhe ish-deputeti Gani Geci reagon pas takimit të Xhelal Sveçlës dhe Marko Gjuriqit në Tiranë

Edhe ish-deputeti Gani Geci reagon pas takimit të Xhelal Sveçlës dhe Marko Gjuriqit në Tiranë

Ish-deputeti Gani Geci ka reaguar pas takimit të Xhelal Sveçlës dhe Marko Gjuriqit në Tiranë.

Ai në një postim në Facebook ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje.


“Qysh erdh dita edhe po do me shkuar dita e ju fjet hala”, shkruan Geci.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, është parë duke biseduar në Tiranë me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Sveçla, deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, është fotografuar gjatë një takimi me zyrtarin e qeverisë serbe, në mbrëmjen e së shtunës.

Fotografitë janë realizuar në Tiranë, në atë që njihet si “15-katëshi”, ku edhe po zhvillohej takimi.

Haradinaj flet rreth takimit të Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin
Lexo po ashtu Haradinaj flet rreth takimit të Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin

Në lidhje me këtë ka reaguar sot në një konferencë për media kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje duhet të japë një shpjegim lidhur me takimin e djeshëm të Xhelal Sveçlës the Marko Gjuriqit.

Ndryshe, Xhelal Sveçla pas publikimit të fotos së përbashkët me të ashtuquajturin shefin e zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq, ka theksuar se po merr pjesë në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal.

“Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosovës, ndryshe nga paraardhësit tanë”, ka shkruar Sveçla dje në Facebook.

Publikimi i fotos së ish-deputetit të LVV-së ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku me ironi theksohet se “Sveçla po diskuton në Tiranë për bashkim kombëtar”.

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët

Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së

Shëndetësi
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë

Drejtësi
Kalo në kategori