Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri gjatë qëndrimit në Varshavë janë takuar me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.
Temë kryesore e këtij takimi ishte gjendja e krijuar në futbollin kosovar, temë e cila u përfol nga të gjithë gjatë qëndrimit atje, pasi ishte e pakuptueshme pse po ndodhë kjo në Kosovë kur është e ditur në të gjitha federatat dhe sidomos në UEFA e FIFA që Kosova ka ngritje dhe rezultate të mira, për çka është cilësuar si storie e suksesit.
Presidenti Infantino shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar së fundmi në futbollin e Kosovës, duke e pasur parasysh se ai e ka të dukshme simpatinë për punën e presidentit Ademit dhe FFK-së.
Infantino vazhdimisht ka thënë se te kosovarët e gëzon një respekt të madh dhe merr falënderime sa herë që i takon ata. Ai e shpreh gjithherë që Kosovën e ka pjesë të ndjeshme, ngase në Kongresin e parë si president i FIFA-s e ka pranuar Kosovën dhe rruga e jonë e përbashkët ka nisur aty.
Presidenti Infantino po e ndjek me kujdes gjendjen në futbollin e Kosovës dhe shprehu keqardhje për ato që po ndodhin, por duke shprehur shpresën se këto atakime të paarsyeshme dhe të pa drejta ndaj FFK-së do të ndërpriten.
Organet e FIFA-s nuk do të lejojnë që grupe të tilla të provojnë ta dëmtojnë futbollin dhe inkurajojnë delegatët e Kuvendit të FFK-së që të mos ndihen të dëmtuar apo të shantazhuar nga njerëzit me ndikim, derisa e shohin pozitive faktin që institucionet përkatëse kanë dalë në mbështetje të drejtuesve të FFK-së dhe kryetarit Ademi për zgjedhjen e tij në mënyrën më të drejtë me mandat 4-vjeçar, gjë për të cilën presidenti i FIFA-s qysh në fillim e ka pasur të qartë dhe e ka vlerësuar si të rregullt dhe të drejtë.
Presidenti Infantino inkurajoj Ademin dhe stafin e tij që ta vazhdojnë punën dhe të mos merren me pengesa të tilla, derisa bëri thirrje të gjithëve në Kosovë që ta ruajnë këtë ekip që kanë, i cili po e prezanton vendin në mënyrën më të mirë.
Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij që të vijë për vizitë në Kosovë atëherë kur e parashohin Ademi dhe KE i FFK-së, derisa shprehu mbështetjen e fuqishme dhe të pa-rezervë ndaj FFK-së, duke sugjeruar që të vazhdohet me realizimin e projekteve të infrastrukturës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe