Mosmarrëveshje midis LSDM-së dhe BDI-së, lidhur me konkluzionet e Komisionit të Venedikut, për të rishikuar Ligjin për Gjuhët dhe të shfuqizohet dygjuhësia në procedurat gjyqësore. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëron rishikimin e ligjit, për të cilin opinioni i Komisionit do të jetë një pikë referimi.
“Ministria e Drejtësisë do t’i përgatisë ndryshimet, ne do t’i dërgojmë ato përsëri, për të thënë nëse është kjo ajo, që vërtetë ta konfirmojmë bashkëpunimin dhe do ta lëshojmë atë në Kuvend për konfirmim. Askush nuk dëshiron të humbasë një lëndë në gjykatë ose të dënohet padrejtësisht, ose vetë aktgjykimi të mos arrijë, të mos përcaktohet krimi, sepse ndonjë e drejtë tjetër ka tejkaluar më shumë nga vijat e kuqe dhe e drejta për drejtësi është shkelur. Ne nuk duhet ta lejojmë këtë- tha Zaev.
Zaev njoftoi se me rekomandimin e Komisionit të Venecias do të ketë ndryshime edhe në gjobat për mosrespektim të ligjit. Por Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani thotë se për zbatimin e dygjuhësisë në gjyqësor, as që është kërkuar mendim nga Komisioni i Venecias.
“Arsyeja kryesore pse ligji është dërguar në Komision ishte vlerësimi i dilemës se a duhet dygjuhësia të jetë pjesë e banknotave dhe uniformave të ushtrisë. Vlerësimi i komisionit është pozitiv për këto dispozita. Andaj, debati që do të hapet tani është për inkorporimin e këtyre dispozitave në ligj. Sa i takon vërejtjeve për gjuhën në gjyqësor, mendoj që duhet të vazhdojmë të ndërtojmë kapacitete sa më shpejtë dhe në gjyqësor dhe segmente të tjera të administratës për ta lehtësuar zbatimin e ligjit, me qëllim të tejkalimit të vërejtjeve të komisionit. Rihapja e ligjit nënkupton rihapjen e Marrëveshjes së Ohrit”, vlerëson Osmani.
Ndërkohë sipas OBRM-PDUKM-së, Ligji i Gjuhëve ka qenë pjesë e pazareve politike të pushtetit që në fillim, prandaj tani Qeveria duron edhe kritika ndërkombëtare.
“Ligji duhet të tërhiqet menjëherë nga funksioni dhe të bëhet një i ri, ku do të marrin pjesë të gjitha bashkësitë etnike në Republikën e Maqedonisë dhe të bëhet një ligj sipas masës dhe përfaqësimit të të gjithëve, pa u favorizuar etni të caktuara në dëm të të gjithë të tjerëve- tha Dimçe Arsovski, zëdhënës i OBRM-PDUKM-së.
Komisioni i Venecias gjithashtu rekomandon që përdorimi i gjuhës shqipe në komunikimin e brendshëm dhe ndërinstitucional të kufizohet në komunikimet zyrtare të shkruara, ose të shtyhet derisa të ndodh zbatimi i duhur i kësaj dispozite./alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=YkkKwTBbD00&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj