LAJMI I FUNDIT:

Hasani pas deklaratave të Vuçiqit për masakrën e Reçakut: Krimet nuk vjetrohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen

Hasani pas deklaratave të Vuçiqit për masakrën e Reçakut: Krimet nuk vjetrohen dhe kurrë nuk duhet të harrohen

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se Serbia po i mohon krimet dhe po e mohon Reçakun dhe gjenocidin e bërë në Kosovë.

Ai ka thënë se Serbia po e bën këtë duke shfrytëzuar harresën kohore dhe neglizhencën e shqiptarëve, në mungesën e kallëzimeve penale për gjenocid nga shteti i Kosovës.

Hasani ka thënë se Serbia po e bën këtë përmes presidentit serb Vuçiq, siç ka shkruar ai ish-pjesëmarrës i krimeve monstruoze në Bosnjë e Kosovë, kur nga miqtë e nga bashkësia ndërkombëtare po kërkohet paqe e dialog mes Kosovës-Serbisë, transmeton transmeton Telegrafi.


“Po atë që se bënë institucionet e Kosovës me kohë e thotë ministri i Jashtëm i Shqipërisë Gent Cakaj, sot në marrjen e kryesimit të OSBE-s në Brasticllavë, në kryeqytetin Sllovak, duke e akuzuar presidentin e Serbisë Vuçiç, para ministrave të jashtëm të OSBE-s, për falsifikim e mashtrim të historisë dhe fshehjes të krimeve e gjenocidin serb në Kosovë.

Ministri Shqiptar i jashtëm, Gent Cakaj Vuçiçin e quan një, “Josef Gebelsi” i regjimit të Millosheviqit tani është shndërruar edhe në kampion të mohimit dhe nënvlerësimit të krimeve në Kosovë, skandaloze”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Hasani ka thënë se akterët ndërkombëtarë duhet të dënojnë shtrembërimet e pështira të vërtetës historike, që fyejnë viktimat dhe përpjekjet për pajtim dhe se masakra e Reçakut nuk do të harrohet kurrë.

Tutje ai ka pohuar se institucionet e shtetit të Kosovës, duhet ta thonë në çdo institucion ndërkombëtar, të vërtetën për krimet Serbe në Kosovë, dhe  siç ka shkruar ai kjo duhet të procedohet menjëherë me kallëzime penale e dënime të krimeve të bëra nga policia e ushtria Serbe, në Kosovë.

Në fund, Hasani ka thënë se Serbia me falsifikime e shtrembërime historike po na akuzon në Tribunalin e Hagës, për të mbuluar dhunën e vrasjet në shfarosjen etnike shqiptare në Kosovë dhe deportimin me terror të rreth një milion civilëve shqiptarë në Shqipëri, në Maqedoni.

Ndryshe, presidenti serb Vuçiq deklaratat lidhur me masakrën e Reçakut i ka bërë pas dënimit që iu është shqiptuar ish-ministrit, Ivan Todosijeviq, i cili po ashtu kishte thënë se masakra në Reçak ishte e trilluar.

Todosijeviq është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut./Telegrafi 

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
230 mijë euro dëm,

230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë

Lajme
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën

Lajme
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet

Drejtësi
Kalo në kategori