LAJMI I FUNDIT:

Thyhen zyret e AGK-së, vjedhen gjëra me vlerë

Thyhen zyret e AGK-së, vjedhen gjëra me vlerë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka njoftuar se zyret e kësaj organizate që gjenden në lokalet e Ndërmarrjes Publike Banesore në rrugën ” Perandori Justinian”, në Prishtinë janë thyer.

Sipas AGK-së, aty janë marrë sende me vlerë, të cilat kanë qenë mjete pune të organizatës: një aparat fotografik, një televizor dhe një llaptop.

Për rastin është njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i Forenzikës për t’i bërë hetimet e nevojshme.


“AGK është jashtëzakonisht e shqetësuar me këtë situatë dhe dënon ashpër këtë akt. Duke pas parasysh faktin që përball zyrës së AGK-së është Katedralja “Nënë Tereza”, si dhe lokalet tjera, të cilat kanë kamera përreth, AGK fton Policinë e Kosovës që të angazhohet maksimalisht në gjetjen e kryerësve të kësaj vepre penale.

Pavarësisht kësaj situate AGK mbetet e përkushtuar që ta kryejë misionin e saj e që është mbrojtja e punëtorëve medial dhe avokimi për të drejtat e tyre”, thuhet në njoftim.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahemti.

“Rreth orës 09:00,kemi pranuar informatën për një rast vjedhje, në rrugën Perandori Justinian, ne Prishtine saktësisht ne zyrat e Asociacionit te Gazetareve te Kosovës. Menjëherë ne vendin e ngjarjes kane dale njësitet e nevojshme policore te cilat po merren me rastin. Bazuar ne te dhënat fillestare dyshohet se persona te dyshuar gjate natës kane hyre me force brenda zyrës ne fjale nga ku kane arrite te marrin disa paisje (1foto aparat, 1llaptop, 1 tv etj.)”, ka thënë Ahmeti./Telegrafi/