LAJMI I FUNDIT:

Nagavci i reagon Osmanit: Edhe LVV në vazhdimësi ka dhënë propozime e është angazhuar për marrëveshje

Nagavci i reagon Osmanit: Edhe LVV në vazhdimësi ka dhënë propozime e është angazhuar për marrëveshje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar lidhur me deklaratën e Vjosa Osmanit e cila ka thënë se ka vullnet të LDK-së për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje dhe se presin nga Vetëvendosje ta thërrasin takimin e radhës.

Përmes një postimi në Facebook ka thënë se pajtohet plotësisht me Osmanin pasi që edhe LVV sipas saj, në vazhdimësi ka dhënë propozime e është angazhuar për të përmbyllur marrëveshjen mes dy partive.

“Shumë mirë që Osmani ka deklaruar se ka vullnet të LDK-së për të arritur marrëveshjen për bashkëqeverisje. Pajtohem plotësisht se është me interes që të ketë një ambient bashkëpunues, andaj dhe LV! në vazhdimësi ka dhënë propozime e është angazhuar për të përmbyllur marrëveshjen duke treguar gatishmëri dhe për të nominuar kandidatin/ten e LDK-së për kryeparlamentar/e, ndonëse sipas Kushtetutës kjo e drejtë i takon LV!- së si fituese e zgjedhjeve. Për të funksionuar bashkëpunimi duhet angazhim dypalësh, me përfshirje, propozime, korrektësi e principe, pa kërkesa kundërkushtetuese e goditje nën brez. Deklarata për “fushatë linçuese” është një e tillë”, ka thënë Nagavci.


Osmani: Të ndalen fushatat linçuese, presim që LVV të na ftojë në takim
Lexo po ashtu Osmani: Të ndalen fushatat linçuese, presim që LVV të na ftojë në takim

Nagavci thotë se në zgjedhjet e fundit parlamentare, populli votoi për Kurtin, dhe si parti e parë, LVV është e angazhuar maksimalisht që të formojmë sa më parë qeverinë dhe të fillojmë punën në përmbushjen e premtimeve që kemi dhënë para qytetarëve.

“Në zgjedhjet e fundit parlamentare, qytetarët na ngarkuan me përgjegjësi. I dhanë besimin më të madh Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE! si dhe e nxorën si forcën e dytë politike LDK-në. Duke qenë fitues të këtyre zgjedhjeve LV! është e angazhuar maksimalisht që të formojmë sa më parë qeverinë dhe të fillojmë punën në përmbushjen e premtimeve që kemi dhënë para qytetarëve.

Shpresoj se edhe LDK- ka lexuar e kuptuar qartë porosinë që na dhanë qytetarët dhe do të kenë të njëjtin vullnet si deritani për të përmbyllur sa më parë marrëveshjen për bashkëqeverisje. Kjo është ajo çfarë presin nga ne qytetarët”, ka shkruar në fund Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori