LAJMI I FUNDIT:

Shtetasi i Maqedonisë me pasaportën e gruas ka tentuar ta merr me vete të dashurën në SHBA

Shtetasi i Maqedonisë me pasaportën e gruas ka tentuar ta merr me vete të dashurën në SHBA

Një gjykatë e SHBA-ve ngriti aktakuzë kundër 49 vjeçarit R.J nga Maqedonia i cili në tetor të këtij viti është ndaluar për kontroll kufitar.

Sipas raportit zyrtar, R.J kufitarëve u ka dhënë dy pasaporta amerikane për të cilat ju ka thënë se i përkasin atij. Ai ju ka thënë se bashkërisht me bashkëshorten janë kthyer nga vizita e një miku të tyre nga Kanadaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Zyrtari policor ka vërejtur se bashkudhëtarja e R.J nuk përngjan me fotografinë në pasaportë, në të cilën shihet bashkëshortja e tij, dhe ka kërkuar formën e dytë të identifikimit.

Personi J.R i cili është bërë shtetas i Amerikës në vitin 2006 dhe ka edhe biznes të tij, e ka dhënë lejen e vozitjes. Kur polici ka kërkuar edhe një dokument për identifikim për gruan, ai është përgjigjur se ajo nuk vozit dhe se nuk ka leje vozitje.

Sipas raportit, me kontroll të gishtave është konstatuar se s’bëhet fjalë për bashkëshorten e R.J dhe se bashkudhëtares i është refuzuar kërkesa për vizë në SHBA.

Në intervistën e zyrtarëve policorë, shtetasi i Maqedonisë ka thënë se ka marrë pasaportën e bashkëshortes pa leje për t’i ndihmuar bashkudhëtares dhe se këto dy kanë qenë në lidhje rreth një javë “para 20 apo 30 viteve” në Maqedoni.

Që të dy janë arrestuar ndërsa bashkudhëtares i është caktuar masa e paraburgimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori