LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj: Është koha e fundit që të përmirësohet arsimi, qeveria e ardhshme të iu krijojë hapësirë ekspertëve që kanë njohuri në këtë fushë

Rexhaj: Është koha e fundit që të përmirësohet arsimi, qeveria e ardhshme të iu krijojë hapësirë ekspertëve që kanë njohuri në këtë fushë

Njohësi i çështjeve të arsimit, njëherësh profesor universitar, Xhavit Rexhaj, ka thënë se rezultatet e testit PISA për Kosovën kanë fundosur anijen.

Rexhaj në një intervistë për “Përballje ditore” në Telegrafi.com ka thënë se duhet të identifikohen pikat e dobëta që kanë dalë nga ky test.

Ai ka thënë se nuk është vetëm testi PISA dështim i Kosovës në fushën e arsimit, pasi që sipas tij edhe vendi ka dështuar edhe me largimin nga ENQA, dhe se sipas tij dështimi përgjegjësia është zinxhirore.

“Është dëmtuar baza e ministrisë…. Është sistem zinxhiror i dëmtuar nga partitë e kaluara. Tani vota e popullit ka qenë votë e revoltës. Kushdo që nuk e kupton këtë votë të revoltës, do të dështoj. Kushdo që nuk e kupton që në arsim, shëndetësi e fusha tjera nuk shkohet më me njerëz që nuk dinë me udhëheq, do të dështoj. Tash a duam ta bëjmë politiken e tenderëve apo të zhvillimit të arsimi”, ka deklaruar ai duke shtuar se duhet marrë shembull nga Maqedonia e cila është ngritur.


Njohësi i çështjeve të arsimit, njëherësh profesor universitar, Xhavit Rexhaj, në intervistën për Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

“Maqedonia ka 40 pikë më shumë në këtë test, dhe është ngritur në krahasim me testin e kaluar. Arsyeja se është marr me vetën dhe tani është shkëputur nga zona e turpit. Pse nuk mundemi ne ta bëjmë këtë. Pra duhet të kthehemi kah fëmijët jo kah tenderi. Kushdo që vije në Ministri për herë të parë është ta bëjë mbyllen e dyerve të MASHT-it që të mos hyjnë njerëzit që nuk kanë njohur”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Rexhaj ka folur edhe për zgjidhjen që duhet bërë në këtë aspekt që të mos përsëriten dështimet.

“Kurrikula punon shumë me vështirësi. Bota ka ecur nga digjitalizimi, drejt teknologjitë e reja, rrjeteve sociale. Para 7 viteve e ka bë ministria një komision për tekste dhe po mburren, por ata është dashur të bëjnë komision për digjitalizim. Duhet patjetër të ndryshojmë sepse jemi bërë turpi i botës. Ka njerëz të mençur, por nuk po u jepet hapësirë. Qeveria e ardhshme duhet të krijojë hapësirë për njerëz të dijes. LDK ka më shumë kapacitete në arsim por nuk mundet të bëjë përmirësim e vetme. Duhet të mblidhen të gjithë bashkë që të rregullohet kjo çështje”, ka deklaruar ai.

Njohësi i çështjeve të arsimit, njëherësh profesor universitar, Xhavit Rexhaj, në intervistën për Telegrafi.com/Foto: Ridvan Slivova

Ai ka përmendur disa ekspert, që sipas tij janë të duhuri që të rregullojnë gjendjen në arsimin kosovar.

“Kemi ekspert të kësaj fushe, por nuk po iu lënë mundësitë. E kemi Agron Dida, i cili është në nivel evropian të dijes dhe i shkathtësisë në fushën e vetë. Është ekspert kulminant. Për një ekspert ë tillë një shtet investon miliona dhe e formon. Ndërsa ne e kemi e këta mundohen në çfarëdo mënyrash e largojnë, nuk e pyet askush asgjë. Ai e ka hapur një faqe dhe mundohet aty ta jap kontributin. Pastaj është Blerim Saqipi, Dukagjin Pupovci, Selim Mehmeti, pra ka njerëz. Arsimi duhet të zhvillohet mbi politika kombëtare jo grupore e politike. Është momenti i fundit që Qeveria e ardhshme të iu krijojë hapësirë këtyre ekspertëve”, ka thënë ai.

Kujtojmë se në testin PISA, Kosova rangohet e treta nga fundi i listës me 79 vende./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori