LAJMI I FUNDIT:

Besart Ibraimi, golashënuesi më i madh në histori të kampionatit maqedonas: Krenar për rekordin, por synoj të vazhdoj të shënoj

Besart Ibraimi, golashënuesi më i madh në histori të kampionatit maqedonas: Krenar për rekordin, por synoj të vazhdoj të shënoj

Sulmuesi kërçovar i Shkëndijës, Besart Ibraimi ka kohë që llogaritet në mesin e golashënuesve më të mirë në historinë e futbollit në Maqedoninë e Veriut, për të arritur tashmë të “pushtojë” vetë kreun.

Pas rekordit si futbollisti i parë që fiton tre herë rresht titullin “Këpuca e Artë” (golashënuesi i sezonit) në elitën vendore, tashmë edhe zyrtarisht shkruan emrin e tij si autori i më shumë golave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Dy realizimet në fitoren e të dielës me Shkupin çojnë në 167 numrin e golave të Ibraimit në LPFMV.


“Falënderimet i takojnë Zotit që më dha shëndet dhe mundësi të arrij këtë sukses”.

“Padyshim jam mirënjohës për bashkëlojtarët, trajnerët dhe gjithë në klub, bashkë me tifozët e Shkëndijës dhe “Ballistët” pa mbështetjen e të cilëve nuk do ishte e mundur kjo arritje”.

“Një dedikim edhe për familjen që gjithmonë më ka përkrahur për të ecur përpara”, ka thënë Ibrahimi për faqen zyrtare të klubit.

Me dy golat kundër Shkupit, Ibraimi kompletoi 85 realizime kampionale me fanellën e Shkëndijës në Ligën e Parë ku zhvillon sezonin e pestë si kuqezi.

Tre herë rresht doli golashënuesi i sezonit (25 gola në sezonin 2015/16, 20 gola në atë 2016/17 dhe 23 gola në sezonin 2017/18), për tu ndalur në 11 gola (në vetëm 10 ndeshje) sezonin e shkuar kur duhej të operojë ligamentet e kryqëzuara. Këtë sezon në kampionat ka realizuar 6 herë dhe 2 gola në Kupë.

Gjithsej në ndeshjet zyrtare me Shkëndijën, deri tani Besarti ka realizuar 114 gola (85 kampional, 15 në Kupë dhe 14 në Kupat e Evropës).

“Jam krenar për këto shifra që kam mundur të realizoj me fanellën e Shkëndijës, për më shumë që ato gola kanë ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat, si fitimi i titujve vendorë dhe ecuria pozitive në Evropë“, shprehet numri “7”, që shton se vazhdon të ndjejë uri për të vazhduar marrëdhënien e shkëlqyer me golin.

“Padyshim se synoj të shënoj akoma me këtë fanellë. Pas operimit dhe pauzës ishte e pritshme të përballem me vështirësi në drejtim të kthimit të formës optimale, por ngadalë gjërat marrin vendin e duhur”.

“Pretendimi im është të vazhdoj të shënoj për të ndihmuar Shkëndijën në ecurinë drejt objektivave“, përfundoi Besart Ibraimi.

Në trend Sport

Më shumë
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit

Premier League
Kalo në kategori