LAJMI I FUNDIT:

Lautaro: Interi është shtëpia ime, dua të tregoj se jam i denjë për këtë fanellë

Lautaro: Interi është shtëpia ime, dua të tregoj se jam i denjë për këtë fanellë
Lautaro Martinez (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Lautaro Martinez u ka dhënë një shtytje tifozëve Nerazzurë duke deklaruar se Interi është shtëpia e tij.

Martinez ka shpërthyer për Interin këtë sezon, duke shënuar 13 gola në vetëm 19 ndeshje, por formën e tij e ka parë në mënyrë të pashmangshme atë të lidhur me klube si Barcelona dhe Manchester City.


Sidoqoftë, ai ka deklaruar se Interi është shtëpia e tij, tifozët janë të dashur për të dhe mundohet me përulësi të jap më të mirën për këtë fanellë.

Të gjitha lajmet rreth Lautaro Martinezit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lautaro Martinezit

“Interi është shtëpia ime. Për mua, tifozët janë diçka shumë e rëndësishme. Ata janë gjithmonë mirëdashës ndaj meje, unë e shoh atë si diçka fantastike”, ka thënë fillimisht Lautaro për Sky Sport Italia.

“Mundohem të punoj me përulësi dhe të tregoj se jam i denjë për këtë fanellë. Dua t’u dhuroj fansave Nerazzurri dhe familjes time sa më shumë gëzim”.

Lautaro po shkëlqen me fanellën e Interit (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Jam i përqendruar gjithmonë kur dal në fushë dhe në kokën tim gjithmonë ka përqendrim në lojën në dispozicion”.

“Jam i lumtur me atë që po bëj. Është gjithashtu çështje fati, natyrisht, por nuk duhet të harrojmë kurrë detaje në çdo kohë gjatë ndeshjes”.

Abidal: Lautaro është lojtar i kompletuar, Barcelona po e ndjek atë
Lexo po ashtu Abidal: Lautaro është lojtar i kompletuar, Barcelona po e ndjek atë

“Unë gjithmonë jam trajnuar të jem gati. Taktikat e trajnerit më kanë ndihmuar, por ai i trajton të gjithë në të njëjtën mënyrë, kështu që secili nga ne duhet të stërvitet në maksimum, në mënyrë që të luajë”.

“Ne kemi kuptuar me Lukakun, ai është gjithashtu një djalë fantastik në fushë. Objektivat tona janë të shënojmë sa më shumë gola të jetë e mundur për të ndihmuar ekipin”, përfundoi ylli i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Inteligjenca artificiale zgjedh sulmuesin më të mirë në Turqi, Rey Manaj lë pas emra të njohur

Ligat tjera
Kalo në kategori