LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri spanjoll paralajmëron ratifikim të shpejtë të protokollit, në Maqedoni ka kundërthënie

Kryeministri spanjoll paralajmëron ratifikim të shpejtë të protokollit, në Maqedoni ka kundërthënie

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i ka dhënë premtimin kryeministrit Zoran Zaev se vendi i tij shumë shpejtë do ta ratifikojë Protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriu në NATO.

Zaev dje në margjinat e samitit të NATO-s në Londër ka marrë siguri personale nga kryeministri spanjoll Pedro Sançez se Spanja shumë shpejt do ta deponojë ratifikimin e Protokollit për inkuadrim të vendit tonë në NATO në Uashington.


Ratifikimi i Protokollit mbetet të përfundojë që këtë javë, ku në fillim të muajit të kaluar u mbajtën zgjedhje, por atje duhet të formohet Qeveri e re.

Pas zgjedhjeve në nëntor, deputetët spanjoll të martën janë kthyer në Parlament, por edhe më tej nuk ka shenja të qarta se së shpejti do të formohet qeveri e re dje do të shmangen zgjedhje të reja. Mbreti Felipe i Gjashtë pas seancës konstituive në Parlament, në javët në vijim duhet të takohet me liderët e partive parlamentare me qëllim që të zgjidhet mandatari.

Delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i kryesuar nga kryeministri Zaev dje dhe pardje mori pjesë në Samitin e NATO-s në Londër ku u përshëndet nga sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg, por edhe nga liderët e vendeve-anëtare si anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Këto dy ditë në Londër, kur Maqedonia e Veriut është paraqitur në nivel më të lartë qeveritar në Takimin e liderëve të NATO-s me rastin e 70 vjetorit të Aleancës, realizohet ëndrra, ëndrra e përbashkët e suksesit kombëtar të të gjithë qytetarëve tanë. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut ka adresë. Në atë adresë është shkruar siguria e përhershme dhe siguria e vendit dhe e qytetarëve. Ajo adresë është Selia kryesore e NATO-s në Bruksel”, ka thënë Zaev dje në Londër.

Pasi Protokollin do ta ratifikojnë të gjitha vendet anëtare të Aleancës, mbetet dokumenti me të cilin zyrtarizohet anëtarësimi ynë që të ratifikohet edhe në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por është e pasigurt nëse kjo do të ndodh para ose pas zgjedhjeve, të cilat sipas dakordimit duhet të mbahen më 12 prill.

Nga OBRM-PDUKM kanë kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi që sa më shpejtë që është e mundur ta dorëzojë iniciativën deri tek Qeveria, ndërsa Xhaferi dje për këtë u deklarua si jokompetent.

Ndërsa lideri i Alleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dje paralajmëroi se si subjekt politik kërkon që ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO të bëhet në seancën plenare të 11 dhjetorit, me qëllim që i njëjti të mos shfrytëzohet si arsyetim për shtyerje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Nëse ndodh që Spanja të formojë qeveri dhe ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të vendit në NATO në periudhën parazgjedhore, duke pasur parasysh atë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 12 prill, për presidentin Stevo Pendarovski nuk është kontestuese që ai në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut të nënshkruhet pas zgjedhjeve dhe konstituimit të përbërjes së re kuvendore.

“Nëse të gjitha ratifikimet përfundojnë dhe pritemi ne, sepse pas 29 ratifikimeve edhe ne duhet ta ratifikojmë Protokollin, ndërsa ne nuk kemi Parlament dhe vjen deri në situatë që të varet nga ne, do ta ratifikojmë në prill pas zgjedhjeve”, tha Pendarovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori