LAJMI I FUNDIT:

Pesë milionë litra ujë “humbin”për pesë orë, në Grenlandë “zhduket” i tërë liqeni – shkak ndryshimet klimatike

Pesë milionë litra ujë “humbin”për pesë orë, në Grenlandë “zhduket” i tërë liqeni – shkak ndryshimet klimatike

Hulumtuesit në kohë reale kanë monitoruar se si liqeni mbi sipërfaqen e akullit të trashë në Grenlandë, për vetëm pak orë zbrazet përmes të qarës së thellë.

Shkencëtarët besojnë se ky fenomen do të jetë çdo herë e më i shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike, transmeton Telegrafi.


Trashësia e akullit në Grenlandë mund të shkojë deri në një kilometër, kurse gjatë verës është e zakonshme që një pjesë mbi sipërfaqe të ujit të shkrihet dhe të shndërrohet në liqen.

Një fenomen i tillë është vështirë të monitorohet, por ekspertët e Institutit kërkimor “Scott Polar” që merren ekskluzivisht me monitorimin e ajsbergëve, kanë pasur fatin ta përjetojnë kur në korrik të vitit 2018 arritën në ajsbergun Stor në pjesën perëndimore të Grenlandës.

Vetëm disa ditë pasi u “stacionuan”, dy të tretat e liqenit të formësuar mbi sipërfaqe të ajsbergut  apo më mirë thënë pesë milionë litra ujë u zhdukën për vetëm pesë orë.

Pamjet e filmuara nga ajri para dhe pas këtij fenomeni, shihen se si thahet liqeni në një gropë të hapur në ajsberg.

“Fluturakja pa pilot na ndihmon të realizojmë video të kualitetit të lartë në zona që nuk janë të sigurta për shkencëtarët”, ka deklaruar Tom Chadley.

Ajsbergu Stor lëviz 600 metra brenda një viti, kurse shkencëtarët kanë bërë të ditur se zbrazja e liqenit rrit shpejtësinë e lëvizjes së ajsbergut nga dy në pesë metra në ditë. Kurse uji që kalon nën akull e bën më të “rrëshqitshëm” ajsbergun.

“Akulli i trashë një kilometër është ngritur për gjysmë metri mbi ujë, mund ta paramendoni se çfarë presioni duhet të jetë që të ndodhë një gjë e tillë”, ka shtuar Chadley. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori