LAJMI I FUNDIT:

Bes Kallaku: Bebe Rexha, bekuar që erdhe dhe kush të solli

Bes Kallaku: Bebe Rexha, bekuar që erdhe dhe kush të solli
Bebe Rexha dhe Bes Kallaku (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare e famshme në botë, Bebe Rexha, sot (e hënë), arriti në Shqipëri me qëllim që t’iu dalë në ndihmë familjeve shqiptare të prekura nga tërmetet e datës 26 nëntor.

Ajo gjatë gjithë ditës vizitoi disa fshatra të varfra në trojet shqiptare, ndërsa zgjodhi dy familje për t’iu rindërtuar shtëpitë nga fillimi.


Derisa po vizitonte familjet që ishin në gjendje katastrofike, Bebe ishte takuar edhe me aktorin dhe këngëtarin e njohur Bes Kallaku.

Bebe Rexha vizitoi familjet e varfra në fshatrat e Shqipërisë (Foto: Telegrafi)

Ky i fundit publikoi një shkrim në llogarinë e tij personale, Instagram, teksa thotë fjalë miradie për yllin shqiptar, e që duket se ka zgjedhur një familje të duhur me një histori mjaft të veçantë, siç e përshkruan Besi.

“Bebe Rexha vjen në Bubq dhe vendos të rindërtojë shtëpinë e shkatërruar nga tërmeti të familjes së Musait, i cili përveç shkatërrimit të natyrës ka kohë që është i shkatërruar shpirtërisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe më pas djali. Vajza i la jetimë dy fëmijë të cilët jetojnë me Musain dhe Sabijen. Djali para se të nisej herën e fundit në Itali i tha Musait, herën tjetër që do vij nga Italia do bëjmë shtëpinë e re në fshat baba. U kthyë një muaj më pas, i pa jetë nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin”.

Bebe Rexha vizitoi familjet e varfra në fshatrat e Shqipërisë
Lexo po ashtu Bebe Rexha vizitoi familjet e varfra në fshatrat e Shqipërisë

“Lavdia e Zotit, sjell Bebe Rexhën në Shqipëri për t’i lehtësuar dhimbjen prindërve dhe dheun e fëmijëve. Musaj thotë që kurdo që ti mbyll sytë, do jetë i qetë për nipin e mbesën sepse do e kenë çatinë mbi kokë. Bekimin e të gjithëve e ke Bebe Rexha. Bekuar që erdhe dhe kush të solli. Musait i kishte ngelur veç ajo pemë portokalli dhe me aq mundi ta falënderonte”, ka shkruar mes të tjerash në postimin e tij aktori Kallaku.

View this post on Instagram

@beberexha vjen ne Bubq dhe vendos te rindertoje shtepine e shkaterruar nga termeti te familjes se Musait, i cili pervec shkaterrimit te natyres ka kohe qe eshte i shkaterruar shpirterisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe me pas djali. Vajza i la jetime 2 femije te cilet jetojne me Musain dhe Sabijen. Djali para se te nisej heren e fundit ne Itali i tha Musait, heren tjeter qe do vij nga Italia do bojme shpine e re ne fshat bab. U kthye 1 muaj me pas, i pa jete nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin. Lavdia e Zotit, sjell @beberexha -n ne Shqipni per ti lehtesuar dhimbjen e prinderve dhe dheun e femijeve. Musai thot qe kurdo qe ti mbylle syte, do jet i qete per nipin e mbesen sepse do e kene catine mbi koke. Bekimin e tgjithve ke @beberexha. Bekuar qe erdhe dhe kush te solli. 🙏🙏🙏. Musait i kishte ngelur vec ajo peme portokalli dhe me aq mundi ta falenderonte. Lavdia e Zotit. Amen.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on Dec 2, 2019 at 9:27am PST

Bebe përveç familjes së Musait, do e rindërtojë edhe shtëpinë e familjes Bushi, ku përmes rrjeteve sociale njoftoi edhe për gjendjen në të cilin ata ndodheshin. /Telegrafi/