Ashtu siç e paralajmëroi ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë internacionale, Bebe Rexha, ka arritur sot (e hënë), në Shqipëri rreth orës 14:00.

Me të mbërritur në aeroportin e Rinasit, ajo ishte pritur nga Zonja e Parë e shtetit, Monika Kryemadhi, e po ashtu edhe nga një numër i mediave në Kosovë dhe Shqipëri.

Njëherësh, ylli shqiptar ka dhënë një intervistë lidhur me arritjen e saj dhe për planet e të ardhmes, madje interpretoi edhe ca fjalë në gjuhën shqipe, gjithnjë duke u mburrur me origjinën e saj.

Bebe Rexha arrin në Shqipëri (Foto: Telegrafi)

Artistja udhëtoi drejt shtetit amë për t’i sjellë fondet e grumbulluara për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmetet e 26 nëntorit, që lanë mbi 50 të vdekur e qindra të tjerë të lënduar e me dëme të mëdha materiale.

Bebe Rexha e thotë në shqip: Jam krenare që jam shqiptare Bebe Rexha e thotë në shqip: Jam krenare që jam shqiptare

Përderisa tregoi se do të qëndrojë vetëm një ditë në Shqipëri, 30-vjeçarja gjatës ditës vizitoi familjet e varfra në fshatrat e Shqipërisë, duke u takuar edhe me fëmijët, të cilët i gëzoi tejet shumë me ëmbëlsira të ndryshme.

Bebe Rexha vizitoi familjet e varfra në fshatrat e Shqipërisë (Foto: Telegrafi)

E njëjta gjithashtu vizitoi edhe shtëpitë e dy familjeve, Musa dhe Bushi, të cilëve do ua rindërtojë shtëpitë nga e para, pasi duhet të rrënohen e më pas të fillojë ndërtimi.

Bebe Rexha viziton edhe shtëpinë e familjes së dytë që do rindërtojë në Shqipëri Bebe Rexha viziton edhe shtëpinë e familjes së dytë që do rindërtojë në Shqipëri

Këngëtarja nuk e ka përjashtuar mundësinë për të ardhur edhe në Kosovë, derisa në një prononcim për Telegrafin tha, “Shpresoj. Do të doja shumë…”.  /Telegrafi/

Bebe Rexha vizitoi familjet e varfra në fshatrat e Shqipërisë (Foto: Telegrafi)

Bebe Rexha vizitoi familjet e varfra në fshatrat e Shqipërisë (Foto: Telegrafi)

Bebe Rexha vizitoi familjet e varfra në fshatrat e Shqipërisë (Foto: Telegrafi)