Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (RCC) ka publikuar thirrjen e tretë për propozime për dhënien e granteve për zhvillimin e turizmit në Ballkanin Perëndimor, si pjesë e projektit për “Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.
Vlera totale e thirrjes së tretë për propozime është 320 mijë euro, që do të përdoren për të financuar deri në 7 projekte të ndryshme.
“Rreth 12 milionë turistë e vizitojnë rajonin çdo vit duke sjellë më shumë të ardhura dhe vende pune. Ne duam që këto shifra të rriten që rajoni ta shfrytëzojë tërësisht të gjithë potencialin që ka si destinacion turistik. Gjatë katër viteve të fundit të gjitha ekonomitë e rajonit kanë raportuar jo vetëm numra më të shumtë vizitorësh të huaj, por edhe më shumë natë që ata kalojnë këtu tek ne. Megjithatë shumica e këtyre vizitave vazhdojnë të ndodhin kryesisht gjatë sezonit të verës. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë që sezoni turistik të shkojë përtej muajve të verës në të gjithë kohëzgjatjen e vitit, pasi ekonomitë e rajonit kanë shumë për të ofruar edhe gjatë stinëve të pranverës, vjeshtës dhe dimrit”, tha Snjezana Derviskadic, udhëheqëse e projektit të turizmit tek RCC-ja.
“Kjo thirrje e tretë për propozime projektesh është e hapur për autoritetet vendore, OJQ-të dhe organizatat jofitimprurëse nga Ballkani Perëndimor dhe do të përqendrohet tek përmirësimet e mëtejshme në infrastrukturë dhe në cilësinë e shërbimeve përgjatë katër zonave të përbashkëta të turizmit kulturor dhe të aventurës në rajon: Kryqëzimi i Qytetërimeve, Shtegu ‘Ilirikum’, Shtegu i Monumenteve të Ballkanit, si edhe Rruga Dinarika, së bashku me korridoret e tyre plot me aventura dhe kulturë”, shton Derviskadic.
Në segmentin e aventurës, RCC-ja synon të financojë aktivitete që do të përmirësojnë fluksin e vizitorëve, përfshirë shënjimin digjital dhe fizik të shtigjeve, zhvillimin dhe promovimin e shtigjeve të reja tematike dhe novatore të aventurës, si edhe përfshirjen e ofruesve të ofruesve vendor të shërbimeve nga zonat rurale në zinxhirin e turizmit. Një aktivitet tjetër është edhe organizimi i festivaleve rajonale të aventurës apo të sporteve në hapësira të hapura.
Ndërsa në aspektin kulturor, grantet do të përdoren për të zhvilluar rrëfimin dhe përmbajtjen ndërvepruese dhe autentike në vende përkatëse që do të angazhojnë vizitorët që udhëtojnë në zonat kulturore rajonale, si edhe për të përmirësuar fluksin e turistëve nëpërmjet instalimit të shenjave dixhitale, promocionale, drejtuese dhe interpretuese.
Afati përfundimtar për dorëzimin e Dokumentit të Konceptimit të Projektit është data 9 dhjetor 2019. Kjo është thirrja e fundit për propozime që publikohet si pjesë e projektit ekzistues të RCC-së për turizmin. Numri total i granteve që janë dhënë gjatë dy thirrjeve të mëparshme është 28. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit