LAJMI I FUNDIT:

RCC bën ndarjen e granteve për turizmin – përfitojnë 16 projekte, nga Kosova vetëm një

RCC bën ndarjen e granteve për turizmin – përfitojnë 16 projekte, nga Kosova vetëm një

Në Durrës është mbajtur ceremonia e ndarjes së granteve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), ku në këtë fazë janë ndarë 16 grante me vlerë prej 759 mijë euro.

Në këtë thirrje nga Kosova ka përfituar vetëm një projekt.


Sekretarja e përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu, në ceremoninë e ndarjes granteve tregoi se nga ky projekt kanë përfituar 161 komunitete lokale.

Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e RCC-së

“Ky projekt ka ndihmuar 161 komunitete lokale dhe nga këto ka pasur efekt për vizitën e më shumë se 12 milionë vizitorëve në rajon, prej të cilëve 20 për qind janë nga turizmi kulturor. Për shembull, 19 mijë vende të punësuar nga turizmi në Shqipëri në vitin 2017. Me mbështetje nga Bashkimi Evropian janë ndarë rreth 800 mijë euro me 16 përfitues. Në fillim të javës së ardhshme do të hapet thirrja tjetër për 7 projekte”, tha Bregu, shkruan Telegrafi.

Njëri nga përfituesit e grantit, Elias Mazloum nga organizata SDI, tregoi se ma anë të këtij projekti që do të zbatohet në Tropojë dhe Gjakova, do të krijohet grupet malore.

“Me anë të këtij projekti do të ktijohen grupet skaute [malore] ndërmjet Tropojës dhe Gjakovës. Grupet e synuara janë të rinjtë, të cilët do t’i trajnojnë banorët si t’i strehojnë turistët”, tha Mazloum për Telegrafi.

Po ashtu, Arijan Toska nga Shoqata për Zhvillim Rural si përfitues i grantit, tha se me anë të këtij projekti do të promovojnë turizmin kulturor.

“Qëllimi i projektit është t’i fuqizojë femrat dhe gratë nga zonat rurale që të ofrojnë prodhime të Parkut Kombëtar në Mavrovë. Po ashtu, do të bëhet promovimi i turizmit kulturor të zonës së tyre”, tha Toska.

Shtegu 'Via Dinarika' përmirësohet dita-ditës - nga zhvillimi i saj po përfitojnë edhe vizitorët
Lexo po ashtu Shtegu 'Via Dinarika' përmirësohet dita-ditës - nga zhvillimi i saj po përfitojnë edhe vizitorët

Këshilli Rajonal për Bashkëpunim njofton se në fillim të javës së ardhshme do të bëjë thirrjen për shtatë grante të reja. /Telegrafi/