LAJMI I FUNDIT:

Horoskopi për muajin dhjetor 2019

Horoskopi për muajin dhjetor 2019

Edhe pse ky është muaji i fundit i vitit, nuk do të thotë që në javët e ardhshme nuk do të ketë kthesa në jetën e të gjitha shenjave të Zodiakut

Mësoni çfarë sjell dhjetori në fushën e dashurisë, mësoni çfarë ju pret në planin afarist dhe zbuloni çfarë është ajo që nuk duhet t’i kushtoni posaçërisht vëmendje, transmeton Telegrafi.


DASHI (21.03. – 20.04.)

Puna: Sa u përket punëve, këtë muaj mund të presin bashkëpunim me partnerë të rinj. Do të hapet edhe shansi për të shkuar jashtë shtetit. Kjo mund të jetë pjesë e planit afarist, por mund të jetë edhe pushim. Çdo gjë që është e lidhur me shtetet e jashtme, këtë muaj duhet ta pranoni, sepse do të keni sukses në atë rrugë. Gjithashtu, të gjithë ata Desh të cilët planifikojnë të përfundojnë apo të fillojnë shkollimin e ri, dhjetori është koha e duhur.

Në pjesën e dytë të dhjetorit prisni ftesa të rëndësishme afariste, por janë të mundshme edhe vështirësi financiare. Do të keni vështirësi të papritura, mirëpo do të arrini deri në vitin e ri t’i rregulloni të gjitha obligimet. Atmosfera në punë ju krijon presion, sepse nga ju presin shumë më tepër se deri tani. Fokusohuni që vitin ta përfundoni me bashkëpunime pozitive afariste.

Shëndeti: Kujdesuni për ushqimin dhe përpiquni që të ushqeheni shëndetshëm. Është e mundshme që kilogramët të grumbullohen për shkak të ushqimit të pashëndetshëm dhe të shpejtë.

Dashuria: Për Deshtë, ky do të jetë një muaj dinamik plot ngjarje. Deshtë e zënë do të kenë problem t’ia sqarojnë partnerit përse ndonjëherë kënaqen në vetmi dhe përse u është me rëndësi që disa vendime t’i marrin vetë. Do të hasni në mirëkuptim, andaj më së miri është të bisedoni sinqerisht për çdo gjë që ju mundon. Jini të gatshëm dhe mos hyni thellë në debate me partnerin, sepse debatet do t’ju sjellin emocione negative. Deri në fund të muajit, situata do të stabilizohet dhe do të mund të krijoni komunikim më të lirë dhe më të relaksuar.

Deshtë e lirë janë të gatshëm të fillojnë një romancë të re. Do të kenë shumë oferta romance dhe u takon atyre ta zgjedhin më të mirën.

DEMI (21.04. – 21.05.)

Puna: Muaji dhjetor është i mirë edhe për ndërmarrje financiare. Vazhdoni me të njëjtin ritëm si edhe deri tani, sepse do të arrini të përfundoni çdo gjë që pritet nga ju. Mos pranoni më shumë punë seç mund t’i përfundoni, sepse një pranim i tillë do të jetë hap i papërgjegjshëm juaji.

Financat po përmirësohen, andaj shfrytëzoni këtë periudhë që të kurseni para dhe në vitin e ri të hyni me llogari të pastra. Kushtoni kujdes korrespondencave, është e mundshme të ndodhin gabime. Atmosfera në punë është shumë pozitive, gëzohuni që përfundimisht mund të keni mbështetje te kolegët tuaj. Prisni ndihmë nga ata, mu në momentet kur ju është më e nevojshme.

Shëndeti: Kushtoni kujdes organeve riprodhuese. Janë të mundshme infeksionet.

Dashuria: Demat e zënë i pret periudhë e bukur në marrëdhëniet dashurore. Keni synuar drejt stabilizimit dhe forcimit të marrëdhënieve dhe përfundimisht ka ardhur ajo periudhë. Tani është koha që të relaksoheni dhe të kënaqeni në momentet e bukura me partnerin. Planifikoni një udhëtim të shkurtër apo vikend romantik, me siguri do t’ju kënaqë. Nga fundi i dhjetorit janë të mundshme grindje me partnerin rreth financave, mirëpo të gjitha këto grindje janë kalimtare.

Demat e lirë gjithashtu mund të fillojnë lidhje të qëndrueshme dhe të mirë në dhjetor. Do të takojnë personin i cili do t’i joshë dhe për të cilin konsiderojnë që është i fatit. Yjet në dashuri ju përkrahin dhe kjo periudhë do të ndikojë dukshëm në vendimet e ardhshme.

BINJAKËT (22.05. – 21.06.)

Puna: Nuk keni shumë elan të punoni, andaj është mirë të ndani disa ditë dhe të mblidhni forcë, në mënyrë që të arrini t’i përfundoni çdo gjë që nga ju pritet. Prisni që në dhjetor rastin për njohje të reja, por edhe për bashkëpunime të reja afariste. Shfrytëzoni këtë energji që të krijoni kontakte të reja dhe të këmbeni idetë.

Nga fundi i muajit do të keni sukses financiar apo rritje page. Kjo është mënyra e shkëlqyeshme që ta filloni vitin e ri dhe të jeni të motivuar në planin afarist. Është koha të ktheni elanin dhe sërish të jeni aktiv në fushën afariste.

Shëndeti: Kujdes nga lëndimet. Pakujdesia mund t’ju shkaktojë lëndime të rastësishme.

Dashuria: Binjakët në fillim të muajit do të kenë nevojë të qëndrojnë në vetmi dhe të jenë të lirë. Kjo mund t’i çojë në grindje të ashpra dhe deri në situata të papëlqyeshme me partnerin i cili dyshon në besnikërinë e tuaj. Gjakrat do të ftohen deri në gjysmën e dhjetorit dhe pastaj sërish do të mund ta përmirësoni komunikimin. Shumica e Binjakëve në këtë periudhë do të vendosin të përfundojnë martesën apo lidhjen, sepse nuk ndihen mirë në atë marrëdhënie. Reagimet mund të jenë të shpejtuara, andaj është mirë që, para së gjithash, të mendoni mirë dhe të mos nguteni me vendime.

Binjakët e lirë kanë rastin të njohin persona interesantë, si në punë ashtu edhe në argëtimet e natës. Është e mundshme që t’ju pëlqejë një person nga shtetet e jashtme, i cili jeton larg nga ju. Mendoni a jeni në përgjithësi të gatshëm për lidhje në largësi. Jeni të fokusuar që t’i përfundoni të gjitha që i keni planifikuar dhe do të jeni nën stres për këtë shkak. Nuk jeni mjaft të motivuar dhe mezi i prisni ditët e pushimit. Mbahuni edhe pak, sepse së shpejti ju presin ditë të mira në të cilat nuk do të ketë edhe aq shumë brenga.

GAFORRJA (22.06. – 22.07.)

Puna: Gaforret mund të presin ndryshime dhe risi në punë. Janë të mundshme ndërrimi i punës apo ndërrimi i pozitave në punën aktuale. Do të ketë shumë ngjarje, ndërkaq ju thjesht nuk do të jeni të gatshëm për to. Ju duket sikur çdo gjë po ecën shumë shpejt dhe sikur jeni nën stres të madh. Nuk do të mundeni të lini punën dhe të pushoni, por për pushim do të jeni të detyruar të prisni të kalojë muaji dhjetor. Do të jetë mirë që së paku ditët e pushimit t’i kaloni në shtëpi dhe sa më shumë të flini gjumë, në mënyrë që të mblidhni sa më shumë forcë për t’i përfunduar të gjitha obligimet.

Edhe pse disa gjëra ju duken shumë të rënda, deri në fund të muajit do të arrini t’i përfundoni të gjitha obligimet, t’i shlyeni borxhet e mbetura dhe të hyni në vitin e ri të qetë dhe të ndiheni të relaksuar, gjë që do t’ju sjellin një dozë vetëbesimi dhe mundësi që të avanconi tutje.

Shëndeti: Stresi është i theksuar. Përpiquni që sa më shumë të pushoni dhe të ushqeheni sa më shëndetshëm.

Dashuria: Ky është muaji i rëndësishëm për ngjarje dashurore. Gaforret e zëna mund të presin përmirësim të marrëdhënieve me partnerin. Kjo është periudhë e mirë për fejesa, martesa, konfirmim zyrtar të dashurisë. Nga gjysma e muajit do të ketë emocione të theksuara dhe do ta keni të qartë se çfarë duhet të ndryshoni, çfarë ju duhet për të pasur marrëdhënie të qëndrueshme dashurie. Do të keni marrëdhënie më të qëndrueshme dhe lidhje më të fortë me të cilat do të kënaqeni. Në dhjetor mund të prisni dhurata, kënaqësi, udhëtime. Do të ketë emocione të mëdha, por edhe ndryshime humori nga ana juaj. Nga fundi i muajit do të keni grindje të vogla me partnerin. Dëgjoni emocionet e brendshme dhe kujdes se çfarë fjalësh thoni.

Gaforret e lira do të ballafaqohen me dëshirat e tyre, por edhe me frikën e tyre. Derisa të mendoni për kohët e kaluara, nuk do të jeni të gatshëm të filloni lidhje të re. Ende nuk jeni krejtësisht të gatshëm të vazhdoni tutje.

LUANI (23.07. – 22.08.)

Puna: Puna do të lulëzojë në periudhën e ardhshme dhe tani është momenti i duhur që të jepni prova. Kur të gjithë pushojnë, ju do të detyroheni të përpiqeni si kurrë më parë dhe do të siguroni vendin tuaj. Tani nuk është koha të filloni projekte të reja, duhet të fokusoheni dhe të përfundoni çdo gjë që keni filluar.

Deri në fund të vitit do të keni rastin të kurseni para, sepse do të keni fitime nga të gjitha anët. Ato para është më së miri t’i përdorni për udhëtime, sepse juve, më së shumti do t’ju jetë i domosdoshëm pushimi, së paku disa ditë. Mos ua tregoni të gjithëve planet tuaja, sepse dikush mund t’i përdor kundër jush. Do të jetë mirë që më parë të organizoni veprimet afariste në dhjetor, në mënyrë që të arrini të përfundoni çdo gjë që keni premtuar.

Shëndeti: Shëndeti nuk është edhe aq i mirë. Filloni të merrni vitamina dhe forconi imunitetin tuaj.

Dashuria: Luanët e zënë kanë dëshirë të madhe që të organizojnë më mirë kohën e tyre dhe t’i harmonizojnë të gjitha obligimet dhe momentet dashurore me partnerin. Ky muaj do të jetë goxha aktiv, andaj do të jetë e vështirë t’i harmonizoni çdo gjë që keni dëshiruar. Do të jeni nën tension, andaj përpiquni që energjinë negative të mos e kaloni dhe në familje. Keni nevojë për pushim dhe për më shumë kujdes, takime dhe ngjarje të bukura, mirëpo për këto patjetër duhet të prisni edhe pak. Partneri ju kupton dhe do të arrini që bashkë t’i zgjidhni të gjitha problemet që ju kanë kapluar.

Luanët e lirë kanë rastin të shkëlqejnë dhe para të gjithëve të tregohen në formën më të mirë. Jeni të gatshëm për romancë të re, mirëpo ende nuk jeni të gatshëm që tërësisht të krijoni lidhje. Ende do të kënaqeni me jetën pa obligime.

VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09.)

Puna: Ky muaj do të jetë aktiv dhe argëtues për ju kur është fjala për obligimet afariste. Prisni takime, shumë ftesa, madje edhe udhëtime të shkurtra afariste. Do të përpiqeni të punoni shumë gjëra përnjëherë, mirëpo nuk do ta keni të vështirë, sepse keni shumë energji dhe dëshironi që të provoheni në mënyrën më të mirë. Është me rëndësi që të organizoheni mirë dhe të mos hiqni dorë, kur hasni në pengesa. Jini të gatshëm edhe për ndonjë gabim dhe lëshim, më së miri është të pranoni kur gaboni.

Është me rëndësi që sa më shumë para të fitoni në këtë muaj, por edhe do të keni mjaft edhe shpenzime të cilat nuk i keni pritur. Mos u brengosni, deri në fund të dhjetorit, të gjitha do të zgjidhen në favorin tuaj.

Shëndeti: Janë të mundshme dhembje koke dhe ndjeshmëri ndaj kushteve atmosferike.

Dashuria: Virgjëreshat e zëna kanë emocione të shtuara gjithnjë deri në fund të muajit. Do të hidhërohen, do të jenë të lumtura, xheloze. Partneri do të ndihet mjaft çuditshëm, mirëpo me komunikim të drejtë, nuk do të shkaktoni probleme. Në këtë muaj do të merrni vendime të rëndësishme që do të kenë të bëjnë me të ardhmen tuaj me partnerin. Do të keni dëshirë që të stabilizoheni dhe të forconi marrëdhënien dhe kjo dëshirë do t’ju plotësohet. Disa marrëdhënie në dhjetor edhe do të përfundojnë, sepse shumë Virgjëresha nuk dëshirojnë që pranë vetes të kenë personin me të cilin nuk shohin ardhmëri. Është me rëndësi që në këtë periudhë të jeni të hapur dhe të sinqertë dhe të tregoni çfarë prisni dhe çfarë mendoni.

Virgjëreshat e lira do të gjejnë personin i cili u përshtatet, ndërsa ai mund të jetë personi të cilin tashmë një kohë të gjatë e njohin. Përfundimisht jeni të gatshëm të filloni një lidhje romantike.

PESHORJA (23.09. – 22.10.)

Puna: Do të keni përshtypjen që vazhdimisht po luftoni për vendin tuaj. Vazhdimisht jeni në lëvizje dhe përpiqeni të harmonizoni punën tuaj me të gjitha obligimet. Shumica e punëve në dhjetor do të përfundojnë ashtu siç keni pritur. Çdo gjë do të jetë në vendin e vet, edhe pse brengoseni shumë. Peshoret të cilat dëshirojnë të fillojnë punën në shtete të jashtme, tani është koha ideale për fillim të tillë.

Financat po ju shkaktojnë probleme, sepse nuk keni pritur shpenzime kaq të mëdha brenda një muaji. Vëmendjen duhet ta orientoni në punën ekipore, sepse vetëm ajo mund t’ju sjellë shumë fitime. Bashkëpunoni vetëm me njerëzit të cilëve në tërësi u besoni dhe nga të tillët do të keni ndihmën e cila ju është e nevojshme.

Shëndeti: Janë të mundshme ftohjet, kujdes nga viruset, tranmseton Telegrafi.

Dashuria: Muaj të tërë keni fshehur pakënaqësinë nga partneri, mirëpo në këtë muaj patjetër duhet të jeni të sinqertë dhe t’i zgjidhni të gjitha problemet të cilat tashmë një kohë të gjatë po ju mundojnë. Janë të mundshme debatet dhe konfliktet. Shumë Peshore do të provojnë t’i stabilizojnë marrëdhëniet nga fundi i muajit dhe t’u vënë pikën të gjitha vuajtjeve të deritashme. Disa do t’ia arrijnë të stabilizohen, mirëpo disa do t’u japin fund marrëdhënieve. Nëse arrini t’i zgjidhni të gjitha problemet dhe ta përballoni këtë periudhë, kjo patjetër do të forcojë marrëdhënien me partnerin dhe do të hyni në të pangarkuar dhe të lumtur në vitin e ri. Bëhuni të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë, mos ngurroni këtë herë.

Peshoret e lira kënaqen me miqtë dhe familjen, mirëpo do të kenë edhe mjaft oferta nga gjinia tjetër për t’u shoqëruar. Mbase tani është koha e duhur që të përjetoni romancën.

AKREPI (23.10. – 22.11.)

Puna: Kur është fjala për aspektin afarist, Akrepave dhjetori ju sjell mjaft sfida. Vetëm nga fundi i muajit do të kenë kohë të pushojnë dhe të kënaqen me rezultatet e arritura. Në fund, do t’ia vlejë që keni punuar dhe jeni angazhuar aq shumë. Do të ishte mirë që të gjitha obligimet t’i përfundoni deri në fund të muajit dhe në vitin e ri ta filloni pa obligime të mbetura. Do të duhej t’i kushtoni kujdes nënshkrimit të dokumenteve dhe kontratave, lexoni mirë para se t’i nënshkruani.

Shumë gjëra të rëndësishme në këtë muaj do t’i përfundoni – ka mundësi të shpërnguleni apo të ndërroni punën.

Shëndeti: Gjithsesi, ky muaj shërben t’i përfundoni të gjitha ato obligime që i keni zvarritur dhe që pastaj të relaksoheni dhe të kënaqeni. Jeni nën stres. Do t’ju bëjë mirë një masazh.

Dashuria: Akrepave dhjetori u sjell qetësi. Përfundimisht do të mund të relaksoheni dhe të kënaqeni në momente të bukura me partnerin. Keni ndjenjën që të gjitha gjërat e këqija i keni lënë pas shpine dhe më në fund mund të merrni frymë lirisht. Para jush është një periudhë e mirë në të cilën mbisundon dëshira e kalimit sa më të mirë të kohës. Më shumë do të dilni nga shtëpia, më shumë do të shoqëroheni, do t’i përmirësoni marrëdhëniet me familjen dhe miqtë. Jeni më të hapur dhe më lehtë u qaseni problemeve. Afshet do të jenë më të forta në këtë muaj dhe do të keni nevojë që të gjitha sekretet t’ia tregoni partnerit, sikur dëshironi që të mësojë sa më shumë për ju. Kjo do ta përmirësojë dhe forcojë marrëdhënien tuaj dhe është e mundshme që të bëni plane konkrete për të ardhmen.

Akrepat e lirë fantazojnë për dashuri të vërtetë, mirëpo vështirë krijojnë kontakte. Do të kenë disa takime interesante ku do të njohin një person që ia vlen t’i përkushtohen.

SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)

Puna: Do të keni elan që të gjitha obligimet t’i përfundoni në afatin e caktuar dhe t’i rregulloni të gjitha shpenzimet monetare. Keni pritur që situata financiare të jetë më e mirë në këtë muaj, mirëpo vetëm nga fundi i dhjetorit do të ndieni lehtësim, kur është fjala për financat. Keni pasur mjaft pengesa dhe situata stresuese, mirëpo në fund do të jeni të kënaqur me rezultatet të cilat i keni arritur. Para së gjithash, ju është me rëndësi që të avanconi në karrierë dhe tani jeni në rrugë të mirë. Do të merrni oferta të reja për bashkëpunim, mirëpo ndonjëherë është më mirë të qëndroni me njerëzit të cilët ju ofrojnë siguri. Shkuarjet jashtë shtetit gjithashtu janë të mundshme deri në fund të muajit.

Shëndeti: Shëndeti është i qëndrueshëm. Pini më shumë lëngje.

Dashuria: Kjo është periudhë e shkëlqyeshme për të gjithë Shigjetarët! Edhe pse muajt e mëparshëm kanë qenë plot surpriza, në dhjetor mund të qetësoheni dhe të kënaqeni me gjërat të cilat ju gëzojnë. Vetëm që patjetër duhet të gjeni pak kohë edhe për veten, sepse vazhdimisht jeni të rrethuar me miqtë dhe familjen, kjo ndonjëherë di t’ju jetë e mundimshme. Shigjetarët e zënë kanë arritur t’i rregullojnë marrëdhëniet me partnerin dhe të përmirësojnë atmosferën dashurore. Do të keni edhe në vazhdim konflikte të vogla, por jo të tilla që tashmë i keni kaluar. Kurdo që të kapni veten duke menduar për të kaluarën, përpiquni vetëm të vazhdoni dhe të shikoni përpara.

Shigjetarët e lirë në dhjetor do të provojnë të fillojnë lidhje romantike dhe do të kenë rastin që të krijojnë lidhje, mirëpo sa do të zgjasë kjo – varet nga dëshirat dhe pritjet tuaja, andaj do të jetë mirë të bëheni të sinqertë, që në fillim.

BRICJAPI (22.12. – 20.01.)

Puna: Kur është fjala për punën, Bricjapët duhet t’i kushtojnë kujdes që të mos sforcojnë shumë dhe të mos marrin më shumë obligime seç mund t’i plotësojnë. Keni dëshirë për ndryshime, andaj është e mundshme që do të vendosni që diç të re ta filloni apo që me pasionin tuaj të fitoni para.

Edhe pse këto janë obligime të tepërta, ju synoni drejt stabilizimit të situatës financiare dhe asgjë nuk do t’ju pengojë që atë qëllim ta arrini. Do të bëni shumë gjëra përnjëherë, do të jeni të lodhur, por edhe të kënaqur. Përpiquni që të mos harroni diçka dhe t’i përmbaheni punës cilësore, me të cilën eprorët janë mësuar me ju.

Shëndeti: Mos harroni që ushtrimet e rregullta do të jenë shumë të rëndësishme.

Dashuria: Bricjapët e zënë do ta testojnë lidhjen e tyre dhe deri në fund të muajit do të shohin a është marrëdhënia e mirë për ta apo jo. Jeni të qetë dhe të hijerëndë dhe të fokusuar që ta kënaqni veten. Si kurrë më parë, do të keni nevojë t’i bëni gjërat të cilat një kohë të gjatë nuk i keni bërë dhe t’i vizitoni vendet në të cilat një kohë të gjatë nuk keni qenë. Tani është koha e duhur që të vendosni çfarë do të dëshironi në të ardhmen dhe do ta merrni guximin të bëni hapa konkretë.

Bricjapët e lirë do të zgjedhin midis më shumë personave, madje mund të jetë edhe zgjedhje e vështirë. Keni dëshirë për lidhje të qëndrueshme në të cilën do të ndiheni të sigurt, ndërkaq, nga ana tjetër, lehtë hyni në aventura dashurore. Do të jetë ky muaj i interesant dhe do të kënaqeni në ngjarjet e paplanifikuara.

UJORI (21.01. – 19.02.)

Puna: Nuk do të arrini të shmangni problematikën afariste në javën e parë të dhjetorit. Ju nevrikos shkaku që eprorët kurrë nuk i dëgjojnë mendimet tuaja dhe nuk dëshirojnë t’i aprovojnë. Se a keni ju të drejtë apo jo, ndonjëherë nuk është momenti i duhur që të bëni ndryshime në punë. Përpiquni të mos filloni grindje me kolegët, sepse ndihma e tyre do t’ju jetë e domosdoshme deri në fund të dhjetorit.

Janë të mundshme fitime të parave, mirëpo ju në këtë muaj po shpenzoni më shumë seç do të duhej. Është rast i mirë nëse dëshironi t’i shtoni fitimet, do të keni më shumë oferta se më parë. Deri në fund të muajit, jini të kujdesshëm në komunikim me partnerët afarist.

Shëndeti: Dhembje e kokës dhe pagjumësi. Më shumë pushoni.

Dashuria: Ujorët e zënë dinë të transmetojnë mendime dhe emocione negative te partnerët e tyre. Sado që partneri të ketë mirëkuptim për ndryshimin e humorit tuaj, do të ishte mirë që ndonjëherë të ndaleni dhe të qetësoheni. Fundi i dhjetorit ju sjell edhe zgjidhjen e shumë problemeve, pra edhe marrëdhëniet me partnerin do të përmirësohen dukshëm. Është koha që partnerit t’i ofroni më shumë kujdes dhe që të organizoni momente romantike, në shtëpinë tuaj dhe jashtë saj. Kjo partnerit do t’i jetë shumë e rëndësishme, ndërkaq juve do t’ju sjellë lehtësim.

Ujorët e lirë mund të presin surpriza të ndryshme në planin dashuror – vardisje, flirt, romanca të reja – të gjitha këto ju presin nga fundi i dhjetorit.

PESHQIT 20.2 – 20.03.)

Puna: Shumica e Peshqve në dhjetor do të vendosin të ndërrojnë punën, sepse ky muaj për Peshqit është shumë i rëndësishëm. Dëshironi punë ku anët tuaja më të mira do të vihen në pah. Peshqit të cilët janë të kënaqur me punën e tyre do të arrijnë të avancohen. Përfundimisht eprorëve tuaj zëshëm dhe qartë do t’u thoni se çfarë prisni nga puna. Duhet t’u kushtoni kujdes parave, ka mundësi që t’ju vidhen apo të humbni kuletën, pra jini të kujdesshëm.

Peshqve u këshillohet të mos hyjnë në konflikte me kolegët, sepse tani nuk është momenti i duhur që të tregoheni autoritarë. Nga fundi i muajit do ta keni më lehtë, çdo gjë do të zgjidhet në kohë dhe do të hyni në vitin e ri me shumë më pak obligime.

Shëndeti: Shëndeti nuk është në gjendjen më të mirë dhe nuk do të duhej të shmangni vizitën te mjeku, nëse shpesh ndieni rraskapitje.

Dashuria: Ky muaj Peshqve u sjell lehtësim të vërtetë. Keni qenë nën stres në muajt e kaluar, mirëpo tani është koha të pushoni nga çdo gjë dhe t’i përkushtoheni vetes dhe partnerit tuaj. Do të keni më shumë kohë dhe do të punoni në përmirësimin e marrëdhënieve dashurore. Do t’ju nevojitet kohë që t’i kompensoni të gjitha ato që ju kanë ikur, andaj do të jetë shumë mirë të planifikoni një udhëtim të shkurtër.

Peshqit e lirë kënaqen me kujdesin të cilin ua ofron partneri. Sado që të ikni nga lidhja dhe romanca, do të takoheni me personin të cilit nuk do të mund t’i rezistoni. Për shkak të zhgënjimeve të mëparshme, do të keni një dozë frike, por jeni të padurueshëm dhe mezi prisni ftesën e partnerit. Kënaquni në periudhën e cila është ideale për komunikim dhe marrëdhënie dashurore. /Telegrafi/