LAJMI I FUNDIT:

Formacionet zyrtare: Newcastle – Manchester City

Formacionet zyrtare: Newcastle – Manchester City

Newcastlet United dhe Manchester City i kanë publikuar formacionet zyrtare.

Ndeshja që fillon në ora 13:30 do të zhvillohet në stadiumin ‘St. James Park’, derisa Citizens do të kenë një përballje aspak të lehtë.


Newcastle në këtë takim nuk do të mund të llogaris në lojtarët si, Andy Carrol, Jamal Lascelles dhe Michael Ritchie, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Pep Guardiola në këtë takim do të jetë pa lojtarët si, Sergio Ahuero, Aymeric Laporte, Leroy Sane dhe Oleksandr Zinchenko, që janë po ashtu të lënduar.

Formacioni startues i Newcastles: Dubravka, Manquillo, Clark, Fernandez, Dummett, Willems, Shelvey, Hayden, Almiron, Saint-Maximin, Joelinton.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Stones, Fernandinho, Mendy, Gundogan, Silva (C), Mahrez, De Bruyne, Sterling, Jesus. /Telegrafi/