Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është mbajtur takimi me bizneset e kësaj komune, me qëllim për të ofruar ndihmë për personat që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri.
Sipas njoftimit për media në takimin fillestar u grumbulluan 57,800.00 euro, ku nga kjo shumë 5,000 euro do t’i dërgohen familjes Abazi nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit, dy djemtë e së cilës familje kanë humbur jetën nga tërmeti, duke mbetur nën rrënojat e Hotel “Palma”.
“Me iniciativën e kryetarit Bekim Jashari është mbajtur takimi me biznese me qëllim për të ofruar ndihmë për personat që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri. Në takimin fillestar u grumbulluan gjithsej: 57,800.00 Euro, ndërsa nga kjo shumë e mjeteve të grumbulluara, 5,000€ iu dedikohen familjes Abazi nga fshati Livoç i Epërm, nga Gjilani. Gjithashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri”, thuhet në njoftim.
Në njoftim thuhet se komuna e Skenderajt ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare dhe për këtë është themeluar komisioni me këtë përbërje:
Kastriot Gashi 044/ 414-377 Ibush Hetemi 044/ 192-199 Ilir Veliu 044/ 192-419 Musa Hajdari 044/ 346-806
Lusim qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë në forma të ndryshme të lajmërohen te komisoni i lartëpërmendur.
Më poshtë lista që kanë kontribuar nga takimi fillestar:
Komuna Skenderaj 20,000€
Bekim Jashari 5,000€
QTA Arjeta 5,000€
Vëllezërit Xani 2,000€
Ilea Group 2,000€
Vëllezërit Geci 2,000€
Alfa Trade 2,000€
Kompania Graniti 2,000€
Nuredin Lushtaku 1,500€
Bekim Haxhiu 1,000€
Vëllezërit Gashi 1,000€
Loni Trade 1,000€
Ismet Commerce 1,000€
NTP Haxha 1,000€
100% Design 1,000€
Kompania Ndërtimi 1,000€
Rreze Comerce 1,000€
Lindi Com 1,000€
Real Market 1,000€
Foto Kabashi 500€
Ferki Mecini 500€
Adi Fix 500€
Urban Technology 500€
Market Jetoni – Rakinic 500€
OVL – Dega Skenderaj 300€
Rent a Car “Diti” 300€ (Tahir Lushtaku)
Musa Hajdari 200€
Dyner Center 150€
Market Neki 100€
Kafiteria te Dyla 100€
Muje Selmani 100€
Nga kjo, Drejtorët e Drejtorive të komunës së Skenderajt kanë kontribuar secili nga 100€ dhe të gjithë asambleistët komunal nga 50€./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City